LAJMI I FUNDIT:

Ministria e shuan furnizuesin ilegal të energjisë elektrike për veri

Ministria e shuan furnizuesin ilegal të energjisë elektrike për veri

Ministria e Pushtetit Lokal e ka shfuqizuar vendimin e Kuvendit Komunal të Zubin-Potokut për të themeluar kompaninë “Elektrodistribucioni – Veri”.

Reagimi i Ministrisë erdhi pasi Komuna e Zubin-Potokut e kishte themeluar një kompani publike komunale që do të operonte si furnizues i energjisë elektrike për katër komunat e Veriut, shkruan Koha Ditore.

“Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal pasi ka pranuar vendimin e Kuvendit të Komunës, e ka vlerësuar dhe ka konstatuar se është i pavlefshëm për shkak të tejkalimit të kompetencave të Kuvendit të Komunës të përcaktuara në nenin 17 të Ligjit mbi Vetëqeverisjen Lokale”, thuhet në përgjigjen e zyrës për Informim të Ministrisë së Pushtetit Lokal. /Telegrafi/