LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Ferid Aganit blen laptop, shkel vendimin e qeverisë

Ministria e Ferid Aganit blen laptop, shkel vendimin e qeverisë

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Ferid Agani ka furnizuar me laptop të ri kabinetin e tij, duke shkelur vendimin e qeverisë.

Ministria të cilën e udhëheqë Agani, ka blerë laptop në vlerë prej 1 428 euro për kabinetin e ministrit, transemton Tribuna Channel.
Madje kjo ministri ka përfunduar edhe procedurat e prokurimit për furnizim me laptop

Këto blerje janë bërë në kundërshtim më vendimin e qeverisë e cila në fund të vitit të kaluar kishte marrë vendim që të kursej 14.5 milionë euro, nga ndalja e blerjeve të veturave, blerja e kompjuterëve – laptopëve, telefonave mobil dhe pajisjeve të tjera të ngjashme.


Ndryshe, në këtë tenderë kanë aplikuar tri kompani dhe oferta më e shtrenjtë për furnizim me laptop ishte ajo në vlerë 1,588 euro. /GazetaTribuna/Telegrafi/