LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Bujqësisë nisë subvencionimin e vreshtarëve

Ministria e Bujqësisë nisë subvencionimin e vreshtarëve

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), ka filluar implementimin e projektit të Qeverisë së Kosovës për subvencionimin e sipërfaqeve të mbjella me varietetet e rrushit për përpunimin e verës.

Sipas një komuni9kate për media të kësaj ministrie, subvencionimi i vreshtarëve do të bëhet në mënyrë të përpjesëtuar dhe pjesa e parë në vlerë prej 500 për një hektar do të bëhet gjatë vitit 2010. Ndërsa, pjesa e dytë e mbetur në vlerë prej 500 euro për një hektar, do të bëhet gjatë tremujorit të parë të vitit 2011.

“Bazë për implementimin e projektit është regjistri i vreshtave në Rahovec dhe përfitues do të jenë të gjithë prodhuesit e varieteteve të rrushit për përpunimin e verës nga Rajoni Vreshtar i Republikës së Kosovës, të cilët i plotësojnë kushtet e parapara në marrëveshjen e arritur ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesve të vreshtarëve të Rahovecit”, thuhet në komunikatë.

Vreshtarët që aplikojnë duhet t’i plotësojnë këto kushte: Të jenë banorë të përhershëm të Republikës së Kosovës, të marrin kërkesën për aplikim dhe fletëthirrjen për deklarimin e sipërfaqeve të mbjella me vreshta nga Enti i Vreshtarisë dhe Verërave në Rahovec, sipërfaqet e mbjella me varietete të rrushit për përpunimin e verës duhet të jenë minimum 0.05 hektarë.


Po ashtu, vreshtarët duhet të jenë të regjistruar në kadastrin zyrtar të vreshtave në Entin e Vreshtarisë dhe Verërave në Rahovec, vreshtat duhet të jenë të mbjella më së voni deri në vitin 2008, si dhe sipërfaqet që janë çrrënjosur në vitet 2009, 2010 dhe që janë të evidentuara si vreshta në kadastrin e vreshtave, nuk do të subvencionohen. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi

"I kam lënë 15 milionë euro në konto", "Keqpërdorime të detyrës" - "Trepça" përplas deputetin Shala me ministren Rizvanolli

Ekonomi
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca
Posta e Kosovës hap pikën e re në Prishtinë, Kurti dërgon kartolinë e Rizvanolli flet për investimet

Posta e Kosovës hap pikën e re në Prishtinë, Kurti dërgon kartolinë e Rizvanolli flet për investimet

Ekonomi
Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Cinestar
Kalo në kategori