LAJMI I FUNDIT:

Ministri Zharku priti në takim ambasadoren e SHBA-ve

Ministri  Zharku priti në takim ambasadoren e SHBA-ve

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, priti në takim ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson. Gjatë bisedës ministri Zharku e informoi ambasadoren për zhvillimin e fushave, që janë kompetencë e Ministrisë së Infrastrukturës, në veçanti për zhvillimin e infrastrukturës rrugore, për projektin e autostradës Prishtinë-Hani i Elezit, si për zhvillimin e transportit.

Ai njëkohësisht falënderoi ambasadoren për përkrahjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për zhvillimin ekonomik të Kosovës, e sidomos të sektorëve që janë përgjegjësi e kësaj ministrie.

Ambasadorja Jacobson e uroi Zharku për emërimin e tij dhe u zotua që ambasada amerikane do të vazhdojë ta përkrahë këtë ministri duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim në të ardhmen.


Ajo konfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Ambasadës së SHBA-së për zhvillimin e infrastrukturës rrugore në Kosovë si parakusht esencial për zhvillimin ekonomik të vendit, për krijimin e një sistemi efikas të transportit tokësor, si dhe për zhvillimin e sektorit të aviacionit civil dhe për anëtarësimin e Kosovës në ICAO. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Ekonomi
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC Cosmetics
Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

MEKA HALAL FOOD
Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Telegrafi Jobs
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Kalo në kategori