LAJMI I FUNDIT:

Ministri Yagcilar i “dashuruar” në lule

Ministri Yagcilar i “dashuruar” në lule

Zyrat e kabinetit të Ministrit të Administratës Publike (MAP), Mahir Yagcilar do të duken më të freskëta me lule.

Kjo ministri do të shpenzojë nga buxheti i vendit, hiq më pak se 7,415 euro për blerje të luleve, transmeton ORAinfo.

Madje ministria që udhëhiqet nga Yagcilar, ka kryer edhe procedurat e prokurimit për blerjen e luleve.


Sipas njoftimit të KRPP-së, MAP sot ka përzgjedhur kompaninë “Las Pa llmas “ për furnizim me lule.

Në këtë tenderë kishin aplikuar tre kompani, përderisa oferta më e shtrenjtë ishte në vlerë prej 8,865 euro. /Telegrafi/