Me rastin e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë se Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) dhe Zyrës së Koordinatorit për Strategjinë e Veriut të Kosovës, ministri i MBPZHR-së Blerand Stavileci, së bashku me koordinatorin e Strategjisë për Veriun e Kosovës Ylber Hysa, ishin sot për vizitë në fshatin Hrvatska të komunës së Leposaviçit.
Ministri Stavileci tha se në kuadër të politikave për mbështetjen financiare të fermerëve në tërë territorin e Republikës së Kosovës, sot kemi ardhur për vizitë edhe në këtë fshat të komunitetit boshnjak dhe të komuniteteve tjera për të shikuar nga afër jetën e banorëve, problemet me të cilat ballafaqohen, si dhe për t’iu ofruar mbështetjen tonë fermerëve të kësaj ane.
“Po fillojmë me subvencionimin e sipërfaqeve të mbjella me kulturën e grurit dhe me subvencionimin e kulturës së qepëve dhe hudhrave, mirëpo u dakorduam me banorët e kësaj ane që tani e pas të aplikojnë në të gjitha projektet që MBPZHR-ja i realizon për zhvillimin e sektorëve të bujqësisë”, tha ministri Stavileci, duke potencuar se MBPZHR-ja për mbështetjen e fermerëve të këtyre pesë fshatrave në veriun e Kosovës ka ndarë 15 mijë euro.
“Nga kjo shumë financohen të mbjellat e rreth 50 hektarëve grurë në pesë fshatra të komunës së Leposaviçit, si dhe do bëhet përgatitja e tokës edhe për mbjelljen e hudhrave dhe qepëve nga fermerët e kësaj ane”, tha Stavileci, duke shtuar se për MBPZHR-në është e rëndësishme që çdo pëllëmbë e tokës bujqësore, në tërë territorin e vendit tonë të punohet.
“Jemi këtu që t’u ndihmojmë edhe këtyre fermerëve, të cilët janë pjesë e vendit tonë dhe janë të integruar në shoqërinë tonë, por për arsye të ndryshme nuk janë mbështetur deri me tani”, përfundoi ai.
Fermeri Śefko Salkoviƈ, tha se janë shumë të kënaqur për vizitën e ministrit të Ministrisë së Bujqësisë në Qeverinë e Republikës së Kosovës, si dhe përkrahja nëpërmjet subvencioneve është shumë e mirëpritur për ta.“E gjithë popullata e komunitetit boshnjak që banon në këto pesë fshatra është shumë e kënaqur me këtë mbështetje të institucioneve të vendit tonë dhe shpresojmë që hapa të ngjashëm të marrin edhe ministra tjerë të Qeverisë së Kosovës“.
Ndërsa, Koordinatori për Strategjinë e Veriut të Kosovës, Ylber Hysa, tha se gatishmëria e këtij komuniteti nuk është diçka që e hasim shpesh, ngase banorët e këtyre fshatrave prej vitit 1999 kanë qëndruar këtu, me bindjen dhe deklarimin e qartë se i përkasin shtetit të Kosovës, i kanë respektuar institucionet e vendit dhe vazhdimisht kanë dalë në zgjedhje.
“Nuk është hera e parë që bashkëpunojmë me këtë komunitet, por gatishmëria e Ministrisë së Bujqësisë dhe kjo që po ndodh sot këtu është dëshmi për punën që po përpiqemi të bëjmë, për ta konkretizuar integrimin. Besojmë që integrimi është i tillë, pikërisht siç po e shohim të gjithë këtu dhe jo vetëm abstrakt ose deklarativ”, tha z. Hysa, duke shtuar më tej se bashkërisht me banorët e këtyre fshatrave jemi duke punuar edhe për rregullimin e dokumenteve të shtetit të Kosovës.
Përgjegjësinë për implementimin e këtij projekti, do ta ketë Zyra e Koordinatorit për Strategjinë e Veriut, e cila obligohet ta informoj dhe t’i raportoj me shkrim MBPZHR-së për kriteret e përzgjedhjes së përfituesve, për kontrollet teknike të kryera në terren, listën e përfituesve, si dhe për shpenzimet e mjeteve financiare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Njihuni me dy folësit e dytë të AllWeb!
Ka mbetur edhe një muaj deri në Samitin e Sigurisë Adria 2024 – Regjistrohuni tani falas
“I kam lënë 15 milionë euro në konto”, “Keqpërdorime të detyrës” – “Trepça” përplas deputetin Shala me ministren Rizvanolli
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!
"I kam lënë 15 milionë euro në konto", "Keqpërdorime të detyrës" - "Trepça" përplas deputetin Shala me ministren Rizvanolli
Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Surroi: Serbia e legjitimoi politikisht sulmin në Banjskë – aktakuza është ngritur në bashkëpunim me SHBA-në dhe EULEX-in
Trajneri i Lilles befason për Edon Zhegrovën: Tregon pikën e fortë dhe të dobët të reprezentuesit të Kosovës
Vajzat koreano-veriore që qajnë teksa dënohen dhe poshtërohen publikisht - në pamjet e rralla të zyrtarëve të regjimit të Kim Jong Un
"Drita më bëri me shtëpi" - Faruk Statovci tregon se si me paratë e fituara te klubi gjilanas kishte ndërtuar shtëpitë në fshat
Florentino Perez dëshiron që ylli i Milanit të zbarkojë në "Santiago Bernabeu"
Çfarë janë raketat Fath-360 që SHBA thotë se ushtria ruse mori nga Irani?