LAJMI I FUNDIT:

Ministri francez Clement Beaune: Bashkimi i Ukrainës në BE do kërkonte 15 deri në 20 vite

Ministri francez Clement Beaune: Bashkimi i Ukrainës në BE do kërkonte 15 deri në 20 vite

Një ministër francez në BE, ka fituar vëmendjen e opinionit me një deklaratë të tij – kur tha se çfarëdo tendence për aplikimin dhe anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian, do të kërkonte kohë nga 15 deri në 20 vite që i tërë ky proces të përfundojë.

Kjo madje po shihet si një shuarje shprese për presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, që besonte se mund të ndodhë një pranim i shpejtë në bllok, transmeton Telegrafi.

“Duhet të jemi të sinqertë. Nëse thoni se Ukraina do të na bashkohet në BE brenda gjatë muajve, viti apo pas dy viteve, gënjejmë”, tha Clement Beaune për radion franceze Radio J.


Madje sipas tij, për një proces të aplikimit dhe shqyrtimin e këtij aplikimi, duhet të nevojiten nga 15 deri në 20 vite.

“Nuk dua t’i ofrojë një lloj iluzioni apo ta gënjej Ukrainën”, shtoi Beaune.

Këto komente vijën në kohën kur edhe presidenti Emmanuel Macron, sugjeroi se Ukraina mund të ftohet në një far forme në një lloj “bashkësi politike” me BE-në.

“Nuk kemi nevojë për kompromise të tilla”, tha presidenti ukrainas në Kiev, gjatë një konference për media me rastin e vizitës së kryeministrit portugez Antonio Costa. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Evropa
Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Evropa
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Evropa
Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Evropa
Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Evropa
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Kalo në kategori