LAJMI I FUNDIT:

Ministri Abrashi takoi Ambasadoren Jacobson

Ministri Abrashi takoi Ambasadoren Jacobson

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi dhe ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tracey Jacobson mbajtën akimin e parë prej kur Abrashi u emërua në detyrë.

Ambasadorja Jacobson e uroi Abrashi për emërimin e tij dhe u zotua që ambasada amerikane do të vazhdojë ta përkrahë këtë ministri.

Ministri Abrashi i shprehu falënderim të veçantë ambasadores Jacobson për vizitën e saj dhe për vazhdimin e mbështetjes të qeverisë amerikane për Republikën e Kosovës.
Abrashi u zotua se menjëherë do të fillojë të punojë për të ndihmuar në krijimin e vendeve të punës dhe në zhvillimin e programeve aftësuese të punësimit. /Telegrafi/