Vështirë të ketë ndonjë vend në botë ku gjyqtari dhe pastruesi kanë pagën të njëjtë. Apo se paga mujore e krerëve të ndërmarrjeve publike është sa gjysma e pagës vjetore të kryetarit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës. Por, këto paradokse përbëjnë “normalitet” në shtetin e ri, të Kosovës. Njerëzit që punojnë në gjyqësor kanë paga “fyese”, krahasuar me shumë zyrtarë që drejtojnë institucionet qeveritare, agjencitë e pavarura dhe kompanitë publike dhe që arkëtojnë me dhjetëra mija euro në vit në emër të pagave dhe mëditjeve.
Nëse i referohemi kuizit më të famshëm në botë, “Kush do të bëhet milioner”, në të cilin shuma maksimale në “tregun shqiptar” është 50 mijë euro, atëherë të gjithë këta zyrtarë do të mund të quheshin ‘milionerë’. Ka vite që ky kuiz pret milionerin e parë, mirëpo ai nuk po vjen. E në anën tjetër ka shumë zyrtarë që brenda vitit 2010 kanë arkëtuar të hyra deri në 60 mijë euro, që paguhen vetëm nga mjetet publike, qofshin ato nga buxheti i Kosovës, nga buxheti i ndërmarrjeve publike, apo nga Universiteti i Prishtinës.
Zyrtarët e institucioneve dhe të ndërmarrjeve publike në vazhdimësi kanë refuzuar publikimin e pagave të tyre. Madje për disa vite ato kanë qenë enigmë për qytetarët e Kosovës. Mirëpo, së fundi kanë pasur obligim ligjor që ta plotësojnë formularin e deklarimin e prejardhjes dhe gjendjes së pasurisë. Formularë që janë bërë publikë nga Agjencia kundër Korrupsionit.
Udhëheqësit e Trustit, KOSTT-it, Bankës Qendrore, Postë-Telekomit, KEK-ut, Aeroportit, nëse idenë e shkuarjes në punë e kanë të bazuar vetëm në pagë, atëherë nuk kanë arsye të lakmojnë karrigen e presidentit, edhe më pak të kryeparlamentarit e të kryeministrit. Krerët e këtyre institucioneve kanë paga më të larta, apo të përafërta me udhëheqësit shtetërorë të Kosovës, të cilët janë në shkuarje në këtë fundvit.
Top-dhjetë pagat mujore
1. Adrian Zalli (Trusti) 5.500 euro
2. Shyqeri Haxha (PTK) 4.454 euro
3. Hashim Rexhepi (BQK) 4.300 euro
4. Fadil Ismajli (KOSTT) 3.500 euro
5. Fatmir Sejdiu (Presidenca) 3.400
6. Nexhat Kryeziu (BQK) 3.300 euro
7. Gani Gërguri (BQK) 3.300 euro
8. Agron Krasniqi (Trusti) 3.100 euro
9. Vërshim Hatipi (Trusti) 3.100 euro
10. Agron Mustafa (Aeroport) 3.014 euro
11. Arben Gjuka (KEK) 2.800 euro +/- 25 %
12. Jakup Krasniqi (Kuvend) 2.700 euro. /Koha Ditore/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit
Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit
Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Reagon Putini, pas paralajmërimeve të SHBA-së dhe MB-së se do të lejojnë Kievin të përdorë armë me rreze të gjatë kundër objektivave brenda Rusisë
"Të largohem nga Barcelona për 120 milionë euro?", Lamine Yamal flet të ardhmen e tij
Osmani për kërcënimet e Vuçiqit: Tregojnë mendësinë e tij të vërtetë – do të përballet me institucionet e Kosovës
Analisti serb: Ura e Ibrit do të hapet, Vuçiq duhet ta pranojë planin franko-gjerman
"Kemi blerë të gabuarin", Ancelotti e kishte lënë të shokuar Bellinghamin
Gjashtë vende që mund të ndërmjetësojnë bisedimet e mundshme të paqes Rusi-Ukrainë