LAJMI I FUNDIT:

Miliona euro për import të rrymës

Miliona euro për import të rrymës

Kosova, në mungesë të gjenerimit të mjaftueshëm të energjisë elektrike, detyrohet të importojë energji elektrike, me çmim mjaft të lartë, 57 euro për megavat. Kosova vazhdon të bëjë shpenzime të shumta për importin e energjisë elektrike, gjë që po i sjell vendit humbje të mëdha ekonomike.

Vetëm gjatë pesëmujorit të parë të këtij viti janë shpenzuar 17 milionë euro për importin e 294 mijë megavateve të energjisë elektrike, ndërsa çmimi mesatar për një megavat ishte 57 euro, kanë thënë zyrtarë të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

Zëdhënësi i KEK-ut, Viktor Buzhala, tha se vetëm gjatë nëntë viteve të fundit për import të energjisë elektrike janë shpenzuar rreth 286 milionë euro. Ndërkaq, ekspertët e energjisë kanë thënë se mosinvestimi në ndërtimin e një termocentrali të ri, po i sjell vendit humbje të mëdha.

Sipas tyre, Qeveria në katër vitet e mandatit të saj nuk ka punuar sa duhet në realizimin e projektit të Termocentralit “Kosova e Re”. Ndërkaq, zyrtarë të Qeverisë kanë bërë të ditur se nga viti i ardhshëm kompanitë publike nuk do ta kenë “luksin” e financimit nga buxheti i Kosovës, si deri më tash. Financimi i KEK-ut nuk do të lejohet më, si pasojë e mosperformancës së mirë dhe mosmundjes së plotësimit të nevojave financiare, siç është bërë deri më tash.


Ish-ministri i Energjisë dhe Minierave, Et’hem Çeku, ka thënë se për import të energjisë elektrike po bëhet shpenzim i madh i buxhetit të Kosovës, pasi vendi nuk ka mundësi të gjenerojë energji të mjaftueshme, aq sa kërkon konsumi. “Kjo është vetëm njëra anë e së keqes, kurse nga ana tjetër, ne duke mos pasur energji të mjaftueshme, po jemi të detyruar të ndajmë mjete nga buxheti për import të energjisë elektrike. Me këtë formë të blerjes së energjisë elektrike, është i pamundur një koncept i zhvillimit ekonomik të vendit. Prandaj, blerja e energjisë nuk është vetëm humbje e cilësisë, por edhe humbje e madhe në aspektin ekonomik”, tha Çeku.

Sipas tij, e vetmja formë për të dalë nga kjo gjendje është që të startohen blloqet e reja të TC “Kosova e Re”.

Ndërsa, eksperti i energjisë, Luan Shllaku, tha se Qeveria i ka harxhuar katër vjet dhe ende nuk është afër për të filluar në investimin e një termocentrali, që sipas tij, do të rregullonte furnizimin me energji elektrike. “Tashmë jemi duke u futur në vitin e katërt, që në mënyrë aktive punohet për përgatitjen e investimit të termocentralit të ri, por asgjë konkrete në këtë drejtim nuk është duke ndodhur”, ka thënë Shllaku.

Myzejene Selmani, ish-kryetare e Komisionit Parlamentar për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë dhe Telekomunikacion, ka thënë se për këtë vit nga buxheti i Kosovës janë ndarë 40 milionë euro për KEK-un për import të rrymës. /Lajm/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca
Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Cinestar
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Ekonomi
Kalo në kategori