LAJMI I FUNDIT:

Miliona euro, dëmet nga vërshimet

Miliona euro, dëmet nga vërshimet

Miliona euro llogaritet të janë dëmet e shkaktuara në vend, nga vërshimet e fundit që goditën pjesën dërmuese të vendit. Mijëra hektarë tokë bujqësore, por edhe plot shtëpi banimi edhe më tutje ndodhen në ujë edhe gati pesë ditë pas vërshimeve.

Ndonëse deri më tash nuk është nxjerrë ndonjë vlerësim, dëmet më të mëdha llogaritet të jenë në sektorin e bujqësisë, ku tashmë janë dëmtuar sipërfaqe të mëdha të të mbjellave, shkruan Zëri.

Gafurr Iljazi, drejtor për Infrastrukturë në Komunën e Ferizajt, ka thënë se deri më tash janë dëmtuar mbi 100 hektarë tokë bujqësore të mbjellë me grurë. /Telegrafi/