LAJMI I FUNDIT:

Miliarderi rus Abramovich humbet jahtin e tij në një lojë poker online

Miliarderi rus Abramovich humbet jahtin e tij në një lojë poker online

Miliarderi i famshëm rus, Roman Abramovich duket se kësaj here nuk ka patur fat në lojë. Sipas sajtit “Metropolitan Post”, gjatë qëndrimit të tij në Spanjë për të ndjekur nga afër lojën e Chelsit të tij kundër Barcelonës, Abrahamovich ka humbur në poker , një ndër barkat e flotës së tij, konkretisht njërin nga jahtet e tij gjigandë dhe luksozë, i cili kushton rreth 500 milione euro.

Një humbje jo shumë e vogël për manjatin rus, i cili gjatë viteve të fundit ka ndjerë reduktimin e pasurisë së tij, që sipas të përditshmes angleze “Sunday Times” është pakësuar edhe me 4 miliarde euro të tjera për shkak të krizës ekonomike globale.

Kohët e fundit qarkullojnë informacione sipas të cilave Abramovich është shumë i apasionuar pas bixhozit. Madje thuhet se e fejuara e tij Daria Zhukova i ka vendosur ultimatumin: “Ose mua ose lojën”.

Mediat thonë se Manjati paska rënë në një kompromis sipas të cilit nuk do të luante më në kazino port ë paktën ti lejohej loja në sitin online “Everest Poker”, I cili është shumë i preferuar nga njerzit e njohur si, Paris Hilton apo Hugh Hefner.


Në fakt pasioni i Abramovich duket se ka përfshirë edhe të fejuarën e tij, e cila tashmë adhurn të luajë online me shoqen e saj Paris Hilton.

Cifti pritet të mbërrijë në Sardengna në fillim të majit për të marrë pjesë në turneun “Everest Poker European Cup” në bordin e jahtit të tyre “Eclipse” që kushton 360 milion dollarë dhe është i kompletuar me sallë kinemaje, diskotekë, dy fusha për ku ulen helikopterët dhe një dhomë të mbushur me tavolina pokeri dhe krupiere të bukura.