LAJMI I FUNDIT:

Miliarderi i famshëm amerikan, vret veten në moshën 102-vjeç

Miliarderi i famshëm amerikan, vret veten në moshën 102-vjeç

Ka vdekur në moshën 102-vjeçare duke u hedhur nga një urë, miliarderi që kishte ndërtuar Saint Louis. Isadore Millstone nuk ishte i sëmurë: u vra nga vetmia. Pasi pa t'i vdisnin dy gratë dhe të gjithë fëmijët e tij, pothuaj të gjithë miqtë, "mbreti i çimentos" të Misurit nuk ia doli dot më mbanë të priste: vdekja e kishte harruar.

Kështu miliarderi, i cili deri në moshën 90-vjeçare arrinte akoma të notonte, është hedhur në mes të ditës nga ura Daniel Boone në ujërat e lumit Misuri, duke e lënë veten të rrëmbehej nga ujërat.

Kompania e tij kishte ndërtuar disa nga godinat më të famshme të Saint Louis dhe Misuri, përfshi këtu dhe stadiumin legjendar, "Busch", banka, sinagoga dhe vetë autostradën ndërkombëtare 40.

Nuk është e qartë nëse edhe urën nga e cila u hodh e kishte ndërtuar ai. Pavarësisht pasurisë së tij të madhe, Isadore Millstone kishte jetuar gjithnjë një jetë shumë të thjeshte: jetonte në një shtëpi modeste me një kat, kishte një makinë të vjetër të tipit Chevrolet Impala.


Miliarderi ishte një njeri bujar: në vitet ’30 nisi të mbështeste lëvizjen e të drejtave civile. Në mënyrë konkrete: kishte refuzuar të firmoste kontratat ku sindikalistët përjashtonin afro-amerikanët. Në vitet në vazhdim kishte krijuar shumë shkolla profesionale për afro-amerikanët, ku studentët mësonin të bëheshin hidraulikë, saldatorë dhe muratorë.

Millstone ishte i famshëm në Saint Louis, për dhjetëra miliona dollarë të dhuruara për bamirësi. Miliarderi gëzonte shëndet të mirë. Deri në moshën 90-vjeçare praktikonte aktivisht notin.

Por 10 vjet më parë kishte marrë një goditje të keqe: gruaja Goldie, shoqe për 68 vjet, kishte vdekur. Dhe 2 djemtë e miliarderit kishin ikur nga kjo botë: vajza Mary Ann ishte vetëm 44 vjeçe. Kur vdiq edhe djali, 68 vjeç, Millstone u martua përsëri. Por edhe gruaja e dytë, Helen, kishte vdekur 2 vjet më parë, ashtu si dhe pjesa më e madhe e miqve të tij.

"Gjyshi im ishte një njeri që kishte pësuar shumë humbje në jetë,"- ka shpjeguar nipi Bob, i cili punonte në zyrën përkrah miliarderit, – dhe mendoj që ishte i lodhur duke jetuar".

Kështu të shtunën mbasdite, miliarderi iu afrua urës, arriti në gjysmë të saj dhe u lëshua në lumë, duke ia hedhur fatit, i cili dukej se nuk kishte ngut me Millstonin. /Shekulli/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Lëngjet Relax, produkti shqiptar më i shitur në Itali

Lëngjet Relax, produkti shqiptar më i shitur në Itali

Frutex
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Botë
Kalo në kategori