LAJMI I FUNDIT:

Milani triumfon me spektakël ndaj Shkëndijës (Foto/Video)

Milani triumfon me spektakël ndaj Shkëndijës (Foto/Video)

Gjiganti italian, Milan ka shënuar fitore të thellë 6-0 ndaj Shkëndijës së Tetovës në kuadër të Ligës së Evropës.

Ndeshja e parë i takoi ‘Rossonerëve’ pas një paraqitje fantastike në fushë.

Në praninë e mbi 40 mijë tifozëve, skuadra e Vincenzo Montellës ka shkëlqyer duke shënuar nga tre gola në secilën pjesë.


Serinë e golave e hapi sulmuesi i talentuar Andre Silva pas 13 minutave lojë.

Në minutën e 25-të, mesfushori italian Ricardo Montolivo dyfishoi epërsinë pas asistimit nga Suso.

Vetëm tre minuta më vonë, Andre Silva shënoi golin e dytë personal për ta ngritur epërsinë e Milanit në 3-0.

Me epërsinë e trefishtë të vendasve skuadrat shkuan në pushim prej 15 minutave.

Pas 22 minutave lojë në pjesën e dytë, ishte sulmuesi tjetër i transferuar këtë verë te Milani, Fabio Borini që ngriti epërsinë në 4-0, ku u shërbye mirë nga Andre Silva.

Dy minuta më vonë, mbrojtësi Luca Antonelli shënoi për 5-0.

Pesë minuta para fundit të ndeshjes, Ricardo Montolivo gjeti edhe njëherë rrjetën duke shënuar golin e dytë personal për 6-0.

Me këtë fitore të thellë, Milani me një këmbë është në grupet e Ligës së Evropës, pasi vështirë se do të ndodhë një mrekulli që Shkëndija ta rikthejë rezultatin në ndeshjen e kthimit e cila zhvillohet pas një jave në Shkup.

Sa i përket tifozëve shqiptarë, Ballistët nga Tetova dhuruan spektakël në ‘San Siro’, me këngë dhe koreografit e tyre.

Ballistët shpalosën një flamur gjigantë në San Siro dhe nuk u ndalën në përkrahje të Shkëndijës në asnjë moment.

Të pranishëm në stadium ishin edhe shumë fytyra të njohura publike nga show bizi dhe politika në përkrahje të Shkëndijës.

Vlen të ceket që nga afër këtë takim e përcolli edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=Z3aJOhQFxv0

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

La Liga
Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Liga e Kampionëve
Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas asaj që bënë në stadiumin e Atletico Madridit

Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas asaj që bënë në stadiumin e Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Liga e Kampionëve
Thirrjet anti-Kosovë dhe trazirat në stadiume, Federata Serbe e Futbollit paguan mbi 2 milionë euro gjobë nga UEFA

Thirrjet anti-Kosovë dhe trazirat në stadiume, Federata Serbe e Futbollit paguan mbi 2 milionë euro gjobë nga UEFA

Përfaqësueset
Kosova triumfon ndaj Ukrainës dhe mban gjallë shpresat për

Kosova triumfon ndaj Ukrainës dhe mban gjallë shpresat për "Euro 2026"

Hendboll
Kalo në kategori