LAJMI I FUNDIT:

Milani rivalizon Barcelonën në garën për shërbimet e mbrojtësit spanjoll

Milani rivalizon Barcelonën në garën për shërbimet e mbrojtësit spanjoll

Mbrojtësi i majtë i Real Betis, Juan Miranda vazhdon të jetë objekt spekulimesh, pasi kontrata e tij me ekipin spanjoll është afër skadimit.

23-vjeçari iu bashkua Betisit fillimisht si huazim në vitin 2020, përpara se “Los Verdiblancos” ta bënin lëvizjen e tij të përhershme.

Miranda i cili shënoi penalltinë vendimtare në finalen e Kupës së Mbretit në 2021 për klubin e tij të fëmijërisë, ka qenë titlluar i rregullt nën urdhrat e Pellegrinit që prej largimit të Alex Morenos në drejtim të Aston Villas.


Me vetëm tetë muaj të mbetur nga kontrata e tij aktuale dhe për faktin se asnjë marrëveshje e re nuk është rënë dakord, gjigantët e Evropës po synojnë që ta kenë Mirandan në radhët e tyre.

Sipas mediumit spanjoll Relevo, Milani është ‘100% i gatshëm’ të përpiqet të sjellë Mirandan në Serie A. Betis është në bisedime me të, por nëse ai arrin janarin pa nënshkruar kontratë të re, Milani do të tentojë të arrijë një marrëveshje me të, në mënyrë që të transferohet si transfer i lirë në qershor.

Përveç Milanit, interesim për shërbimet e tij ka shfaqur edhe Barcelona. Blaugranasit po monitorojnë nga afër situatën e tij dhe do të shqyrtojnë mundësinë për një ofertë pasi atyre iu duhet një opsion rezervë për Alejandro Balde, pasi që me shumë gjasa Marcos Alonso do të largohet me të skaduar kontrata e tij./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Liga e Evropës
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Do të ishte historike për afatin kalimtar shkëmbimi që po synojnë Real Madridi dhe Manchester City

Do të ishte historike për afatin kalimtar shkëmbimi që po synojnë Real Madridi dhe Manchester City

Ndërkombëtare
Të gjithë e panë festën e egër të Rudigerit kundër Atletico Madridit, por a e patë çfarë bëri Valverde?

Të gjithë e panë festën e egër të Rudigerit kundër Atletico Madridit, por a e patë çfarë bëri Valverde?

Liga e Kampionëve
Mikel Arteta po synon ribashkimin me ish-sulmuesin e Man Cityt tek Arsenali

Mikel Arteta po synon ribashkimin me ish-sulmuesin e Man Cityt tek Arsenali

Premier League
Kalo në kategori