LAJMI I FUNDIT:

Milani refuzon ofertën për Paton

Milani refuzon ofertën për Paton

Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka thënë se Rossonerët kanë refuzuar një ofertë të majme për sulmuesin brazilian Alexandre Pato.

Milani është i vendosur të mos e shesë Paton, duke refuzuar një ofertë të majme nga një top klub evropian.

“Milani këtë vit refuzoi ofertë të madhe për Paton. Por nuk do të tregoj se cili klub dërgoi ofertë”, ka thënë zëvendëspresidenti i klubit.

Galliani po ashtu ka zbuluar se në drejtim të klubit italian ende nuk ka arritur asnjë ofertë për Andrea Pirlo.