LAJMI I FUNDIT:

Milani angazhon Klaas-Jan Huntelaar?

Milani angazhon Klaas-Jan Huntelaar?

Sipas mediave italiane ekipi i Milanit ka arritur marrëveshjem e Real Madridin, për të angazhuar sulmuesin holandez Klaar-Jan Huntelaar.

Vetëm disa orë pas konferencës së shtypit, në të cilën Berlusconi paralajmëroi se do të sigurojë mjete materiale për të angazhuar një sulmues, mediat në Itali thonë se rosonerët tashmë kanë arritur marrëveshje me Real Madridin për Huntelaar.

Sipas Corriere dello Sport, Milani dhe Reali janë pajtuar për shumën e dëmshpërblimit, e cila raportohet se do të jetë afro 15 milion euro dhe do të paguhet në tri vite.

Lojtari do të fitojë marrëveshje katërvjeçare dhe pagë prej 3.5 milionë eurosh në sezon. Huntelaar pritet që nesër t’i kalojë testet mjekësore dhe të prezantohet si lojtar i ri i Milanit.