LAJMI I FUNDIT:

Miftaraj: Udhëzimi i Lumezit për burimet e gazetarëve është qesharak, kjo është e rregulluar me Kushtetutë

Miftaraj: Udhëzimi i Lumezit për burimet e gazetarëve është qesharak, kjo është e rregulluar me Kushtetutë
Ehat Miftaraj nga KDI

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, e ka quajtur qesharak vendimin e kryeprokurorit Aleksandër Lumezi që prokurorët mos të detyrojnë gazetarët t’i tregojnë burimet.

Miftaraj në një intervistë për Ekonomia Online shtoi se në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve gazetarët detyrohen që t’i zbulojnë burimet e tyre në raste të jashtëzakonshme.

“Nga qytetarët mund të shihet si një vendim populist, i drejtë, i mirë, por për profesionistë është ndër vendimet më qesharake që mund të dëgjojë veshi i një juristi. Kjo është e rregulluar me Kushtetutë dhe ligj dhe një prokuror profesionist dhe polic që i kryen detyrat e tij në bazë të ligjit, duhet ta dijë që kjo është një kufizim një e drejtë e gazetarëve që nuk mund të shkelet nga askush”.


“Në bazë të Kushtetutës dhe ligjit gazetarët mund t’i zbulojnë burimet e tyre vetëm në raste të jashtëzakonshme kur kemi të bëjmë me shpëtimin dhe ruajtjen e që është e drejta për medien. Në Kosovë kjo nuk ka ndodhur asnjëherë dhe udhëzimet e tilla fatkeqësisht janë për të blerë një paqe me gazetarë me medie pas asaj që ndodhi në vikend. Në anën tjetër në bazë të Ligjit prokurori i shtetit është pritur të na informojë sepse në aspektin juridik nuk guxon t’i ndodhë një gabim i tillë një prokurori që ta dërgojë policinë në zyre e një medie të pavarur”.

Ai theksoi se kufizimi për t’i hetuar gazetarët për shkak të moszbulimit të informacionit është garanci ligjore që prokurori duhet ta dijë, duke shtuar se nëse nuk e di bën shkelje disiplinore.

“Kufizimi për t’i hetuar gazetarët që gazetaret të jenë subjekt i një procedure penale për shkak të mos zbulimit të informacionit është garanci ligjore dhe standard i Bashkimit Evropian për të drejtat dhe liritë e njeriut. A janë të informuar prokurorët. Thjesht është diçka që prokurori duhet ta dijë dhe nëse nuk e dinë bënë shkelje disiplinore dhe padyshim që kufizon të drejtat e njeriut të cilat mund të kenë pasoja”.

Sipas tij, ndërrimi i pushteteve i ka vënë në një presion të jashtëzakonshme prokurorët, të cilët që 20 vjet kanë qenë të kërcënuar nga vettingu.

“Fatkeqësisht ndërrimi i pushteteve që ka ndodhur në Kosovë i ka vënë në një presion të jashtëzakonshme prokurorët gjykatësit të cilët që 20 vjet kanë fjetur të kërcënuar nga ajo që pushteti do të ketë vetting sigurisht që tani më po mundohen të gjejnë rrugë të shpejta për t’i hyrë në qef pushtetit edhe pse Kushtetuta ua garanton pavarësinë e tyre. Dhe ky presioni për t’u dëshmuar para politikës marrin veprime të tilla të cilat fatkeqësisht  e cenojnë parimet e mbrojtura me kushtetutë dhe ligj në Kosovë”.

Kryeprokurori i Shtetit ka lëshuar udhëzim detyrues për të gjithë prokurorët, ku detyrohen prokurorët që të shmangin ndërmarrjen e çfarëdo veprimi hetimor ndaj mediumeve apo gazetarëve, që në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen e Burimeve të Gazetarisë do t’i detyronte gazetarët apo profesionistet e tjerë të medies të zbulojnë burimet e informacionit.

Udhëzimi gjithashtu ua rikujton prokurorëve që, sipas ligjit, gazetarët nuk mund të ndiqen penalisht.  Kryeprokurori i Shtetit ka kërkuar nga të gjithë prokurorët që ta njoftojnë para se të ndërmarrin ndonjë veprim hetimor ndaj gazetarëve apo profesionistëve të medies.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori