LAJMI I FUNDIT:

Microsoft Lumia 940 XL pritet të jetë “bisha” e Windows!

Microsoft Lumia 940 XL pritet të jetë “bisha” e Windows!

Më herët ishte folur për disa specifika të mundshme të modelit të ri të telefonit të Microsoft, Lumia 940 XL, ndërsa tani sipas Evan Blass thuhet se telefoni i ri do të vijë me skanerin Iris.

Microsoft duket do ta anashkalojë skanerin me gjurmë gishtash në telefonin e saj, dhe në vend të saj do të vendos që të përdor skanerin iris.

Microsoft Lumia 940 XL thuhet se do të shfaqet me ekranin 5.7 inç me rezolucion QHD prej 2560 x 1440 pikselëve.
Lumia 940 XL thuhet se është mundësuar nga procesori i Qualcomm Snapdragon octa core 810 dhe me sa duket do të vijë me 3GB RAM dhe GPU Adreno 430.

Telefoni i ri i avancuar i Microsoft gjithashtu pritet të sjellë edhe 32GB memorie të brendshme me mundësi zgjerimi deri në 128GB, si dhe dy kamera në të dyja anët e pajisjes.


Kamera e përparme e pajisjes është përfolur se do të jetë me 5MP, ndërsa kamera kryesore thuhet se do të jetë me 20MP PureView, ndërsa risi e këndshme do të jetë edhe versioni më i ri i sistemit operativ të kompanisë Windows 10. (Telegrafi)