LAJMI I FUNDIT:

Mexhiti: Nuk është logjike të ketë zgjedhje të parakohshme, Qeveri më stabile nuk ka pasur

Mexhiti: Nuk është logjike të ketë zgjedhje të parakohshme, Qeveri më stabile nuk ka pasur

Ministri i Mjedisit dhe zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, thotë se nuk ka logjikë të organizohen zgjedhje të parakohshme parlamentare kur ka qeveri të qëndrueshme.

Ai tha se “kjo Qeveri është më e qëndrueshme që nga vitet e 90-ta e deri më tani dhe ka shumicë prej 78 deputetësh”.

“Nga vitet e 90-ta e deri më tani nuk ka pasur një qeverisje më stabile dhe nuk ka pasur shumicë më të madhe se kjo – 78 dhe po rritet dhe me siguri do të kalojë 80 në një kohë të shkurtër, që është dy të tretat e Kuvendit. Ky është koment i mjaftueshëm. Për shtetin dhe për qytetarët, kur ke një shumicë prej 80 deputetësh, është e panevojshme të mendosh për zgjedhje të parakohshme, sepse është vetëm shpenzim për shtetin dhe humbje kohe”, tha Mexhiti i pyetur për zgjedhje të parakohshme.


Sipas Mexhiti, organizimi i zgjedhjeve të parakohshme nuk është i mirë, sepse së paku gjashtë muaj para dhe pas zgjedhjeve ndalojnë të gjitha procedurat, të gjitha prokurimet publike dhe punësimet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori