Gazeta The New York Tims se një shkencëtar amerikan thotë se ka zbuluar një mënyrë për diagnostikimin e saktë të sëmundjes së Alzheimerit. Ai pritet t’i paraqesë rezultatet e kërkimeve të tij në një takim ndërkombëtar të Shoqatës së Alzheimerit në Honolulu më 11 korrik. Nëse zbulimi i tij konfirmohet, mjekët për herë të parë do të kenë një mënyrë të besueshme për të diagnostikuar praninë e sëmundjes Alzheimer te pacientët me probleme të kujtesës.
Shpesh sëmundja e Alzheimerit shoqërohet me demencën apo humbjen e kujtesës. Por nga studimi del se shpesh demenca mund të jetë pasojë e sëmundjeve të tjera, si depresioni, tiroidet, apo efektet anësore të ilaçeve të ndryshe. Kjo bën që këta pacientë të diagnostikohen gabim dhe si rrjedhim trajtohen për një sëmundje që nuk e kanë.
Mjeku ka zbuluar një metodë skanimi të trurit që i dallon pllakëzat e dëmtuara të trurit që në fazën fillestare. Ai thotë se te shumë pacientë ka vënë re se, megjithëse nuk kishin asnjë shenjë te humbjes se kujtesës, ishin kandidatë për t’u prekur nga Alzheimeri, ndërsa te shumë të tjerë që vuanin nga demenca, nuk kishin asnjë qelizë të dëmtuar apo shenjë të Alzheimerit.
Vëzhgime të tilla bëhen nga mjekë patologë vetëm gjatë autopsisë pas vdekjes së pacientit me Alzheimer, ndërsa sipas metodës së re me skanim, ky vëzhgim i hollësishëm i trurit mund të bëhet gjatë kohës që pacienti është gjallë dhe mund të merren masa për ta trajtuar. /VoA/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre