LAJMI I FUNDIT:

Messi: Vështirë të fitohet Barcelona

Messi: Vështirë të fitohet Barcelona

Sulmuesi argjentinas, Lionel Messi, thotë se blaugranët janë të gatshëm ta mbrojnë titullin e Ligës së Kampioonëve këtë sezon.

Pas dy fitoreve në La Liga, Messi është i bindur se kampioni i Evropës do të mund të nxjerrë fitore edhe në takimin e parë të Ligës së Kampionëve, përballë Interit, që zhvillohet të mërkurën në Giuseppe Meazza.

“Nuk duhet të harrojmë se sezonin e kaluar humbëm në disa takime, por nëse i përsërisim paraqitjet e njëjta dhe luajmë në mënyrë aq spektakolare, do të jetë vështirë për të gjithë ta fitojnë Barcelonën”, ka thënë Messi për France Football.

“Në Ligën e Kampionëve ne jemi favoritë dhe kjo është një prej qëllimeve tona. Por të gjithë klubet kanë dëshirë të fitojnë. Kemi nevojë të përparojmë hap pas hapi, andaj do të shohim se çfarë do të ndodhë…”, ka shtuar argjentinasi.


Messi si rivalë më të vështirë i sheh klubet angleze, si edhe rivalin nga Spanja, Real Madridin.