LAJMI I FUNDIT:

Messi nuk e la vetë Barcelonën, me djalin e tij e përcjelli fitoren e shokëve ndaj Interit

Messi nuk e la vetë Barcelonën, me djalin e tij e përcjelli fitoren e shokëve ndaj Interit

Barcelona pa Lionel Messin luajti ndaj Interit ndeshjen e Ligës së Kampionëve e vlefshme për fazën e grupeve dhe fitoi 2-0.

Me nëntë pikë, Barcelona pothuajse me një këmbë është në raundin tjetër.

Në këtë ndeshje shkaku i lëndimit në dorë mungoi ylli i katalunsave Lionel Messi.


Ai pritet të jetë për disa javë jashtë fushave.

Por për ndeshjen me Interin ai nuk i kishte lënë shokët vetë dhe ishte në stadium.

Messi për ta shoqëruar e kishte marr edhe djalin e tij të madh Thiagon.

Me golat e Rafinhas dhe Jordi Alabas, Barcelona e gëzoi Messin dhe djalin e tij./Telegrafi/