LAJMI I FUNDIT:

Messi edhe më afër largimit, nuk paraqitet në testet e Barcelonës për coronavirus

Messi edhe më afër largimit, nuk paraqitet në testet e Barcelonës për coronavirus

Ashtu siç pritej, Lionel Messi nuk është paraqitur në testimin e tij për COVID-19 me pjesën tjetër të skuadrës së Barcelonës të dielën në mëngjes.

Kapiteni i Barcelonës duhej të ishte në terrenin stërvitor deri në ora 10:15, por njoftoi klubin të shtunën se nuk do të marrë pjesë.

Si rezultat, Luis Suarez u shfaq në ambientet e Sant Joan Despi i pashoqëruar, pasi zakonisht udhëton me argjentinasin.


Messi i shpall ‘luftë’ Barcelonës, ua konfirmon mungesën në testimin për coronavirus që do të bëhet të dielën
Lexo po ashtu Messi i shpall ‘luftë’ Barcelonës, ua konfirmon mungesën në testimin për coronavirus që do të bëhet të dielën

Messi beson se koha e tij te Barcelona ka përfunduar pasi ka dorëzuar një kërkesë transferimi përmes faksit gjatë të martës.

Sipas tij, ai është i lirë nga çdo detyrim i lidhur me klubin katalunas, i cili përfshinte edhe testimin për coronavirus me metodën PCR të dielën.

Messi mund të gjobitet me një shumë të madhe nëse refuzon të marrë pjesë në trajnimin e Barcelonës
Lexo po ashtu Messi mund të gjobitet me një shumë të madhe nëse refuzon të marrë pjesë në trajnimin e Barcelonës

Sidoqoftë, Barcelona po insiston që argjentinasi nuk do të shitet nëse nuk përmbushet klauzola e lirimit prej 700 milionë eurosh.

Jordi Alba dhe Martin Braithwaite ishin të parët që arritën në terrenin e trajnimit për testime, ndërsa skuadra e Ronald Koeman përgatitet të kthehet në stërvitje të hënën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Inteligjenca Artificiale zbulon datën kur do ta fitojë Liverpooli titullin e Ligës Premier

Inteligjenca Artificiale zbulon datën kur do ta fitojë Liverpooli titullin e Ligës Premier

Premier League
Real Madrid konsideron transferimin e yllit të Bayern Munichut

Real Madrid konsideron transferimin e yllit të Bayern Munichut

La Liga
Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Premier League
Milani etiketon tre trajnerë për të zëvendësuar Conceicaon, Fabregas favorit

Milani etiketon tre trajnerë për të zëvendësuar Conceicaon, Fabregas favorit

Serie A
Barcelona propozon marrëveshje shkëmbimi para plus lojtar për Rafael Leaon

Barcelona propozon marrëveshje shkëmbimi para plus lojtar për Rafael Leaon

La Liga
Messi thyen heshtjen pas raportimeve se do të rikthehet tek Barcelona

Messi thyen heshtjen pas raportimeve se do të rikthehet tek Barcelona

Ndërkombëtare
Kalo në kategori