LAJMI I FUNDIT:

Messi: Dua të pensionohem te Barcelona

Messi: Dua të pensionohem te Barcelona
Lionel Messi (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

Lionel Messi ka dhënë një intervistë të gjatë për RAC1, duke treguar shumë gjëra për karrierën e tij te Barcelona.

Ylli argjentinas ka zbuluar për golin e tij më të mirë, vështirësitë që kishte gjatë karrierës, madje kishte menduar edhe të largohej në vitin 2014 nga Blaugranasit.

Lojtari 32-vjeçar në mes tjerash ka zbuluar se ideja e tij është që të pensionohet në Camp Nou, pasi klubi është si familja e dytë e tij.


Lionel Messi (Foto: Goal.com/Getty Images)

“Po, ideja ime është qëndrojë këtu edhe për disa vite. Unë gjithmonë kam menduar në këtë mënyrë dhe asgjë nuk ka ndryshuar”, ka thënë Messi.

“Është e qartë tashmë se dua të pensionohem te Barca. Veçanërisht kur ju në klub ndiheni si në familjen tuaj. Jam shumë i lumtur te Barca”.

Messi: Para pesë vitesh isha afër të largohesha nga Barcelona
Lexo po ashtu Messi: Para pesë vitesh isha afër të largohesha nga Barcelona

“Që nga fëmijëria ime kam ëndërruar të luajë për Newell, pasi futbolli në Argjentinë do të thotë gjithçka. Por, nganjëherë këto gjëra na kufizojnë dhe duhet të qëndrojmë aty ku familja juaj ndihet mirë dhe aty ku i keni shokët (Barcelona)”, ka shtuar më tej pesë herë fituesi i Topit të Artë.

Messi kishte bërë të ditur po ashtu se goli më i mirë në karrierën e tij ishte në finalen e Ligës së Kampionëve në Romë ndaj Manchester United, të cilin e shënoi me kokë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Kalo në kategori