LAJMI I FUNDIT:

Messi: Para pesë vitesh isha afër të largohesha nga Barcelona

Messi: Para pesë vitesh isha afër të largohesha nga Barcelona

Lionel Messi ka zbuluar se në vitin 2014 ishte shumë afër të largohej nga Barcelona shkaku që babai i tij akuzohej për evazion fiskal.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë akuzohej se kishte fshehur të ardhurat nga imazhet e tij dhe gjykata në Spanjë e kishte dënuan me 4.1 milionë euro për vitet nga 2007 deri në 2009.

32-vjeçari u shpall fajtor për evazion fiskal dhe ishte dënuar me 21 muaj burg dhe një gjobë prej dy milionë euro që u shndërruan në të holla prej 252 mijë euro në qershor të vitit 2017.

Messi: Dëshiroja që Ronaldo të qëndronte te Real Madridi
Lexo po ashtu Messi: Dëshiroja që Ronaldo të qëndronte te Real Madridi

Babai i tij kishte një dënim të njëjtë me 15 muaj burgim dhe një gjobë prej 1.5 milion euro, e cila kaloi vetëm me një pagesë të një shume të parave.

“Në atë kohë e mendoja vetëm largimin, jo të largohesha nga Barcelona, por nga Spanja”, ka thënë ai për RAC1. “E ndjeja se po keqtrajtohesha dhe nuk isha i nevojshëm më këtu”.

“Të gjitha klubet më kishin hapur dyert, por asnjëherë nuk arriti asnjë ofertë, pasi ishin në dijeni se dëshira ime është që të vazhdoja me Barcelonën”.

Messi zbulon golin më të mirë, momentin më të keq në karrierë dhe vështirësitë në përballjet me klubet angleze
Lexo po ashtu Messi zbulon golin më të mirë, momentin më të keq në karrierë dhe vështirësitë në përballjet me klubet angleze

“Ishte një kohë kur fillova të ndihesha i lodhur nga ato gjëra dhe doja të largohesha në vitin 2013, veçanërisht në 2014. Ishte e vështirë për familjen time, shumë njerëz nuk e dinin çfarë po ndodhë dhe mendonin se ato gjëra vërtetë i kam bërë unë”, ka shtuar më tej argjentinasi.

Messi javë më parë është shpallur i pafajshëm nga të gjitha akuzat tjera për evazion fiskal që ishin bërë nga një punonjës i fondacionit të tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Kalo në kategori