Publikohet kalendari i La Ligas – Barcelona dhe Real Madridi mësojnë kundërshtarët e parë


Barcelona do ta nisë mbrojtjen e titullit në La Liga me një përballje ndaj Athletic Bilbaos në ‘Spotify Camp Nou’, pasi është konfirmuar zyrtarisht kalendari i sezonit 2026/27.
Sezoni i ri i kampionatit spanjoll pritet të fillojë më 15-16 gusht, megjithëse ndeshja e parë e Barcelonës mund të shtyhet nëse disa nga lojtarët e saj vazhdojnë të jenë të angazhuar në fazat përfundimtare të Kupës së Botës.
Skuadra e drejtuar nga Hansi Flick do të synojë ta fitojë titullin e tretë radhazi në La Liga, pasi ka triumfuar në dy sezonet e fundit.
🚨 BARCELONA'S OFFICIAL CALENDAR FOR LA LIGA 2026/2027:
- Round 1: 16 Aug vs Athletic Club (H)
- Round 2: 23 Aug vs Elche (A)
- Round 3: 30 Aug vs Rayo Vallecano (H)
- Round 4: 6 Sep vs Valencia (A)
- Round 5: 13 Sep vs Levante (A)
- Round 6: 16 Sep vs Racing Santander (H)
-… pic.twitter.com/v4pcOe9X3c
— Barça Universal (@BarcaUniversal) June 30, 2026
Janë konfirmuar edhe datat e dy përballjeve të ‘El Clasico’. Barcelona do ta presë Real Madridin në 'Spotify Camp Nou' më 24 ose 25 tetor, në kuadër të javës së 10-të, ndërsa ndeshja e kthimit në 'Santiago Bernabeu' do të zhvillohet më 8 ose 9 maj, në javën e 35-të.
Katalanasit do të përballen gjithashtu me Atletico Madridin në ‘Riyadh Air Metropolitano’ më 7 ose 8 nëntor (java e 12-të), ndërsa ndeshja e kthimit në ‘Spotify Camp Nou’ është planifikuar për 6 ose 7 shkurt (java e 23-të).
🚨 FULL REAL MADRID LA LIGA FIXTURES, 2026/27:
1: Real Sociedad (H)
2: Espanyol (A)
3: Malaga (H)
4: Betis (A)
5: Rayo (H)
6: Elche (A)
7: Atletico (A)
8: Villarreal (H)
9: Sevilla (H)
10: Barcelona (A)
11: Racing Santander (A)
12: Valencia (A)
13: Celta Vigo (H)
14: Alaves (H)… pic.twitter.com/RFk8hIiH7E
— Madrid Zone (@theMadridZone) June 30, 2026
Ndërkohë, Real Madridi do ta nisë sezonin në 'Santiago Bernabeu' përballë Real Sociedadit dhe do ta mbyllë kampionatin në shtëpi ndaj Deportivo La Corunas në javën e fundit.
Janë zyrtarizuar edhe datat e derbit të Madridit. Real Madridi do të jetë mysafir i Atletico Madridit në ‘Riyadh Air Metropolitano’ më 20 shtator 2026, ndërsa sfida e kthimit në 'Santiago Bernabeu' do të luhet më 4 prill 2027./Telegrafi/













































