LAJMI I FUNDIT:

Merkel: Kriza nuk ka marrë fund

Merkel: Kriza nuk ka marrë fund

Megjithë sinjalet pozivitive në rritje, kriza ekonomike dhe financiare sipas vlerësimit të Kancelares gjermane Angela Merkel, ende nuk ka marrë fund.

Vërtet mund të jetë arritur fundi i të tatëpjetës, por kriza ende nuk ka përfunduar, vlerësoi Kancelarja në Berlin gjatë një takimi me kryetarë të sindikatave në Zyrën e Kancelares.

"Kriza ka arritur fundin e të tatëpjetës por nuk ka përfunduar. Tani duhet të angazhohemi plotësisht që të arrijmë aty ku ishim përpara krizës dhe këtë shteg rritjeje duhet ta ndërtojmë bashkarisht", tha Merkel, e cila shprehimisht i bëri thirrje sindikatave për të kontribuar në rimëkëmbjen e ekonomisë. /dw/