LAJMI I FUNDIT:

Merkel kërkon në Britaninë e Madhe kontributin antikrizë të bankave

Merkel kërkon në Britaninë e Madhe kontributin antikrizë të bankave

Gjermania dhe Britania e Madhe, sipas kancelares gjermane, Angela Merkel, duan të dalin me një qëndrim të përbashkët në BE për dhënien e një kontributi financiar antikrizë të bankave në Bashkimin e Evropian. Pas një takimi me kryeministrin britanik, Gordon Brown, kancelarja gjermane tha se të dyja vendet pajtohen në një masë të madhe lidhur me këtë çështje.

"Gëzohem që edhe në Britaninë e Madhe ekziston synimi për një masë të tillë. Kemi rënë dakord që një koordinim të tillë ta arrijmë brenda BE-së. Pas kësaj, si evropianë në samitin e G20-s-, mendoj që së bashku me amerikanët- këtë ta shohim si një masë të re, e cila të sigurojë që bankat që futen në krizë në të ardhmen të mos rëndojnë më taksapaguesit, por të mbajnë vetë peshën e rrezikut", ka thënë Merkel.

Merkel deklaroi se deri në samitin e ardhshëm të BE-së duhet arritur në një qëndrim të përbashkët. Pas kësaj evropianët mund të përpiqen të fusin në të gjithë botën pjesëmarrjen e bankave në pasojat e krizës. Lidhur me Iranin, Merkel dhe Brown mbështesin presidentin amerikan për sanksione të reja kundër Iranit.