LAJMI I FUNDIT:

Mercedes tejkalohet nga Audi dhe BMW

Mercedes tejkalohet nga Audi dhe BMW

Mercedes-i dalëngadalë por me siguri është duke e humbur pozitën e liderit në shitje të automobilave luksoze në nivel botëror para se gjitha për shkak të konkurrencës më të fortë nga Audi dhe BMW.

Kompania Dajmler, që e prodhon Mercedes-in gjatë 40 viteve të fundit gjithmonë ka qenë rekorder në shitjen e automjeteve luksoze, por si duket konkurrentët e saj këtë vjeshtë ia zvogëluan llogaritë, parashikojnë ekspertët automobilistik gjermanë, thuhet në analizën e Dojçe Vele.

Si arsye kryesore për rënien e shitjeve përmendet strategjia e vonuar në promovimin e modeleve të reja. Si për shembull, BMW gjatë vitit 2010 në planifikon të fillojë shitjen e modelit të ri H1, ndërsa Audi model të ngjashëm planifikon ta lancojë në fillim të vitit 2011, ndërsa në modelin Daimler nga kjo klasë do të shfaqen vetëm në 2013.

Një tjetër arsye për rënien në shitjen e Daimler është edhe hyrja në tregun kinez, si dhe përdorimi i teknologjive më të lira të marra nga koncerni Volkswagen. Ndërsa edhe Audi edhe Mercedes garojnë se kush do të ketë prodhimin më të madh.