Çfarë parasheh memorandumi për bashkëpunim: Maqedonia, Shqipëria dhe Serbia së bashku në luftën ndaj COVID-19

Kryeministri Zoran Zaev së bashku me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrat e Shqipërisë dhe Serbisë, Edi Rama dhe Ana Bërnabiq, në prani të ministrave të Shëndetësisë të tre vendeve, mbajtën takim koordinativ online me çka nënshkruan Memorandum bashkëpunimi i cili do të rregullojë marrëdhëniet midis vendeve në kushtet e krizës së shkaktuar nga COVID-19.
Me Memorandumin mes tjerash parashihet që qytetarët e Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Shqipërisë do t’i kalojnë kufijtë edhe pa teste PCR, nëse një qytetar për shkak të COVID-19 shtrohet në spital në këto vende, shteti do t’i mbulojë shpenzimet për mjekim, ministrat e shëndetësisë dhe mjekët nga të tre vendet do të bashkëpunojnë dhe shkëmbejnë përvoja në luftën kundër coronavirusit.
Kryeministri Zaev i cili ishte nikoqir i ngjarjes, theksoi se me këtë vendoset rruga për një bashkëpunim edhe më të fortë midis vendeve tona mike. “Ne duam ta lehtësojmë jetën e qytetarëve tanë dhe të vendosim baza për rimëkëmbjen ekonomike”, tha Zaev i cili pastaj sqaroi se çfarë do të mbulojë ky bashkëpunim.
Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia, siç tha ai, menjëherë do të fillojnë të punojnë në koordinimin për sigurimin e një vaksine për COVID-19 për qytetarët tanë. Vendet do të mbështesin njëri-tjetrin dhe do të ndihmojnë njëri-tjetrin në rast të një mbingarkese të sistemeve shëndetësore.
“Ne po hapim korridore të gjelbra për udhëtimet e qytetarëve tanë dhe operatorëve ekonomikë të cilët i lehtësojnë pasojat e COVID-19. Qytetarët dhe mbi të gjitha, mbajtësit e ekonomisë do të lëvizin midis tre vendeve pa nevojën e testeve PCR – përkatësisht do të përjashtohen nga administrata dhe barra financiare e qytetarëve të vendeve tona duke i respektuar të gjitha masat e mbrojtjes që janë pothuajse identike në të tre vendet”, tha Zaev.
Ai shtoi se nëse një shtetas nga një prej vendeve nënshkruese gjendet në territorin e një vendi tjetër dhe duhet të mjekohet atje ku është i shtruar në spital, atëherë “shteti në të cilin ai po mjekohet do t’i marr përsipër shpenzimet e atij mjekimi”.
Shqipëria dhe Serbia në kuadër të së njëjtës ngjarje nënshkruan edhe marrëveshje dypalëshe për lëvizjen e lirë të shtetasve të tyre vetëm me karta identiteti.
Të tre vendet, siç tha Zaev, vazhdojnë të bashkëpunojnë intensivisht dhe t’i zgjidhin pengesat që do t’u sigurojnë qytetarëve një jetë shumë më të mirë.
Zaev shprehu kënaqësinë që edhe Kosova e ka pranuar ftesën dhe po i bashkohet këtij procesi të avancimit të bashkëpunimit rajonal dhe beson se Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina do të bashkohen shumë shpejt.
“Jam i bindur dhe ju siguroj të gjithëve se do të ketë vetëm më shumë përfitime për qytetarët tanë dhe operatorët tanë ekonomikë”, tha kryeministri Zaev.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Zgjedhjet në Shqipëri, 42 mijë shtetasve nga diaspora u refuzohet aplikimi

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës