LAJMI I FUNDIT:

Memorandum në fushën e konkurrencës

Memorandum në fushën e konkurrencës

Komisioni Kosovar i Konkurrencës ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Agjensionin për Mbrojtjen e Konkurrencës të Kroacisë.

Kryetar i Komisionit të Konkurrencës të Kosovës, Osman Ejupi, ka marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare “CRO Compete – Horizontet e reja në tregun e konkurrencës ne Kroaci, ku ishin pjesëmarrëse organe të konkurrencës nga e gjithë bota.

Autoriteti i Kosovës mori pjesë në punimet e panelit të parë, Lufta kundër karteleve – përvojat në praktiken e shqiptimit të gjobave, qeverisja e programit për lirimin nga gjobat si dhe fillimin dhe zbatimin e hetimeve në operator ekonomik pa paralajmërim.

Me ketë rast Komisioni i Konkurrencës së Kosovës, nënshkroi edhe një memorandum Bashkëpunimi me Agjensionin për Mbrojtjen e Konkurrencës se Kroacisë, duke shprehur vullnetin për nxitje të bashkëpunimit dhe të zbatimit të politikave në lëmin e politikave të konkurrencës.


“Nënshkrimi ka për qellim krijimin e kushteve të volitshme për zhvillim të marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimit regjional, në baze të parimit të barazisë dhe mirëqenies së përbashkët si dhe duke siguruar kushte për ndikim efikas të tregut të prodhimeve dhe shërbimeve në pajtim me rregullat e konkurrencës”. /Telegrafi/