LAJMI I FUNDIT:

MEM-i marrëveshje me Odën Britanike për mineraret

MEM-i marrëveshje me Odën Britanike për mineraret

Ministria e Energjisë dhe Minierave (MEM), nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi me Odën Ekonomike të Britanisë në Kosovë, i cili ka për qëllim mbështetjen e zhvillimit të pasurive minerare të Kosovës dhe aseteve të Trepçës si dhe tërheqjen e investitorëve për të investuar në këtë sektor.

Memorandumi i mirëkuptimit është nënshkruar nga Ministrja e Energjisë dhe Minierave, Justina- Shiroka Pula dhe kryeshefi i Odës Ekonomike të Britanisë në Kosovë, Ray Power, të cilët janë pajtuar që të dy institucionet do të punojnë së bashku për realizimin e kësaj marrëveshje.

Me këtë marrëveshje, MEM angazhohet për të siguruar bashkëpunimin e plotë me OEBK–në në zbatimin e objektivave dhe do të sigurojë qasje të nevojshme në informata dhe materialet e nevojshme për të arritur qëllimet e përbashkëta të përcaktuara me këtë marrëveshje.

Ndërkaq, nga ana e saj, Oda Ekonomike Britanike do të sigurojë asistencë teknike dhe financiare për të përmirësuar kapacitetin e MEM-it për të zhvilluar sektorin e minierave me fokus investitorin, duke e lënë kontrollin e pasurive minerare Trepça në mënyrë të qartë nën kontrollin e MEM-it.


Sipas planifikimit asistenca e parashikuar nga ky Memorandum i Mirëkuptimit do të realizohet nga dita e hyrjes në fuqi të këtij dokumenti nga MEM dhe OEBK deri më 17 shkurt 2012, datë kjo e zgjedhur që në mënyrë simbolike të shënojë finalizimin e tij. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca

"I kam lënë 15 milionë euro në konto", "Keqpërdorime të detyrës" - "Trepça" përplas deputetin Shala me ministren Rizvanolli

Ekonomi
Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Cinestar
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Kalo në kategori