LAJMI I FUNDIT:

Meksika do të humb 2.3 mld $ për shkak të gripit të derrave

Meksika do të humb 2.3 mld $ për shkak të gripit të derrave

Gripi vdekjeprurës H1N1 do ta kushtojë Meksikën 2.3 miliardë dollarë, lajmëroi ministri meksikan i Financave, Agustin Karstens.

Pasojat nga kriza sanitare, për shkak të cilave u mbyllën ferma dhe magazina të tëra, si dhe të ardhurat e zvogëluara nga turizimi, do të sjellin deri te rënia e Bruto Prodhimit Vendor për 0.3 dhe 0.5 për qind.

Paralelisht me këtë, autoritetet në Meksikë lajmëruan se në vend janë regjistruar 64 të infektuar nga gripi i derrave, me çka numri i të sëmurëve u ngjit në 840 njerëz.

Deri tani nga gripi i ri në Meksikë vdiqën 26 persona./Makfaks/