Meizu MX4 tani është zyrtar. Gjenerata e re e telefonit vjen si një përmirësim masiv mbi paraardhësin e tij, MX3.
Kjo, pasi që MX4 vjen me ekranin me diagonalen prej 5.36 inç në IPS dhe rezolucionin prej 1152×1920 pikselëve, si dhe komponentën mbrojtëse të ekranit, Gorilla Glass 3.
Meizu e reklamon ekranin e telefonit të saj të ri si të parin në industri që kombinon tri karakteristika kryesore – kontrastin në 1100:1, ndriçimin e 500cd/m2 dhe 85% ngjyrat e spektrit NTSC.
MX4 mbështetet nga brezi i fundit i procesorëve të Mediatek, MT6595, si dhe CPU octa-core me katër bërthama Cortex-A17 në 2.2GHz dhe katër bërthama Cortex-A7 në 1.7GHz.
Arkitektura e njohur si big.LITTLE do të lejojë të gjithë tetë bërthamat të punojnë në të njëjtën kohë. Grafika e saj GPU fuqizohet nga PowerVR G6200 quad-core, së bashku me 2GB të LPDDR3 RAM.
Kamera e këtij versioni gjithashtu është përditësuar shumë, dhe tani ofron 20.7MP Sony Exmor RS me ndriçues të dyfisht, si dhe mundëson incizimin e videove në 4K me 30fps. Kamera e përparme ofron 2MP me sensorin e Sony, që mundëson incizon në 1080p.
Çmimi zyrtar i MX4 është rreth 250 euro, ndërsa telefoni bazohet në Android KitKat. (Telegrafi)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPërpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?
Motorola thuhet se tashmë është duke punuar në Razr 50s
SHBA paralajmëron hakerët rusë: E dimë kush jeni, do t’ju gjejmë
Meta njofton ndryshimet në mënyrën se si WhatsApp dhe Messenger punojnë me shërbimet e mesazheve të palëve të treta
Nëse sinjali juaj i Wi-Fi është i dobët në banesën ose shtëpinë tuaj, provojeni këtë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Merr fund historia e biznesit me shezlongët? Ndreu jep lajmin e mirë
Pas transferimeve të raketave balistike nga Irani në Rusi, SHBA-ja vjen me një paralajmërim
Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë
Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike
Shqipëria me përmbysje spektakolare ndaj Ukrainës merr tri pikët e para në Ligën e Kombeve