LAJMI I FUNDIT:

Meizu MX4 Pro zyrtar më 26 tetor?

Meizu MX4 Pro zyrtar më 26 tetor?

Së fundmi kanë rrjedhur detajet e Meizu MX4 Pro, dhe ne kemi raportuar për ato, ndërsa tani thuhet se performanca e këtij modeli do të jetë më e mirë sesa ajo e MX4.

Për më shumë, tani thuhet se është kuptuar edhe data e lansimit të Meizu MX4 Pro, dhe sipas një raporti, 26 tetori do të jetë dita e zyrtarizimit të telefonit më të ri Android të kompanisë kineze.

Meizu MX4 Pro besohet se do të vijë me procesorin e Samsung, Exynos 5430 bashkë edhe me 4GB RAM, për dallim nga modeli ekzistues që ofron 2GB RAM.

Karakteristikat tjera të Meixu MX4 Pro përfshijnë edhe ekranin me 5.4 inç në Quad HD dhe rezolucion prej 2560 x 1440 pikselëve, dhe dy kamerave tjera të avancuara.


Kamera e përparme thuhet se do të sjellë 13MP për selfie dhe video komunikim, ndërsa kamera e pasme e fabletit pritet të vijë me 20.7MP, për fotografi dhe video të cilësisë së lartë.

Memoria e brendshme e telefonit ofron disa opsione, pasi që përdoruesit mund të zgjedhin mes 16GB, 32GB apo 64GB, të bazuar në sistemin operativ të telefonit, Android 4.4 KitKat. (Telegrafi)