LAJMI I FUNDIT:

MEF, paratë e buxhetit janë investuar sigurt

MEF, paratë e buxhetit janë investuar sigurt

Deri në vitin 2008, investimet e mjeteve të Fondit të Konsoliduar të Kosovës kanë qenë kryesisht në depozita me bankat e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të rejtingut më të lartë te sigurisë, ndërsa si përgjigjeje ndaj krizës globale financiare, duke filluar nga shtatori i vitit 2008, shumica e këtyre mjeteve është riorientuar në investime, në instrumente financiare të sigurisë maksimale siç janë letrat më vlerë të lëshuara nga ana e Qeverive të shteteve të Bashkimit Evropian, thuhet në komunikatën e MEF-it.

Komunikata është reagim ndaj artikujve në gazetat ditore të datës 23 qershor 2009, lidhur me kinse tërheqjen e shumës prej 266 milion euro nga Buxheti i Kosovës dhe konvertimin e tyre në letra me vlerë, bërë nga Aleanca për Ardhmerinë e Kosovës.

"Departamenti i Thesarit, Ministria për Ekonomi dhe Financa dhe Banka Qendrore e Republikës së Kosovës japin sqarimin si në vijim. Të gjitha mjetet e Fondit të Konsoliduar të Kosovës prej themelimit të tij (nga viti 2000) e tutje vazhdojnë të investohen përmes Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës në pajtim me Rregulloren e UNMIK-ut ", thuhet në komunikatë.

Gjithashtu sipas saj, këto investime i nënshtrohen Ligjit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe politikës së investimeve e cila bazohet në parimet e sigurisë, likuiditetit dhe kthimit nga investimet.


"Në aspektin e maturitetit këto mjete janë te investuara në afate të shkurtra dhe si të tilla përmbushin në mënyrë të përpiktë kërkesat e Buxhetit të Kosovës". /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center
Girl you know it's true – një film për sensacionin global

Girl you know it's true – një film për sensacionin global "Milli vanilli"

Cinestar
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Creative Hub Kosovo
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Kalo në kategori