LAJMI I FUNDIT:

MEF-i e ndihmon Termokosin

MEF-i e ndihmon Termokosin

Me kërkesën e kryeministrit Hashim Thaçi, Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, të martën ka nënshkruar një urdhëresës, sipas të cilës ndërmarrjes publike komunale të Prishtinës “Termokos” i transferohet një ndihmë financiare prej 153 mijë e 420 eurosh. Me rastin e shfrytëzimit të kësaj ndihme, prioritet i është dhënë ngrohjes së QKUK-së.

Vendimi i ministrit Shala vjen në kohën kur Termokos ka probleme të rënda financiare, kur po rrezikohet ngrohja e qytetit, e veçanërisht e institucioneve me rëndësi të veçantë, si është QKUK-ja, apo objektet shkollor. Duke u arsyetuar me shkurtimet buxhetore, kësaj kompanie nuk i ka ofruar ndihmë as Kuvendi Komunal i Prishtinës, ndonëse për këtë ai ka përgjegjësi ligjore.

Ministri i Ekonomisë dhe Financave (MEF), në largim Ahmet Shala, tha se nuk e ka parë të arsyeshëm që qytetarët të mbesin pa ngrohje. “Nga kursimet në projektet e tjera kam lejuar që ‘Termokosit’ t’i transferohen 153 mijë e 420 euro, ashtu që ajo të ofroj shërbime më cilësore, kurse qytetarët, përkatësisht pacientët e QKUK-së të mos mërdhijnë gjatë ditëve kur temperaturat janë të ulëta”, tha Shala.

Ai tha se ndihma financiare për Termokos-it nuk krijon implikime të reja buxhetore. /Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Grand Residence Prizren
Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Cinestar
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Kalo në kategori