LAJMI I FUNDIT:

MEF favorizon padrejtësisht drejtorin aktual të ATK-së

MEF favorizon padrejtësisht drejtorin aktual të ATK-së

“Pas shumë bisedave mes Ministrisë së Ekonomisë, Qeverisë së Kosovës dhe ICO, Qeveria e Kosovës është pajtuar që të ushtrojë një proces konkurrentshmërie i cili aspak nuk e zbeh pozicionin e ATK-së, përkundrazi e sforcon legjitimitetin e tij, e sforcon konkurrencën në udhëheqjen e këtij institucioni shumë të rëndësishëm për të ardhmen e Kosovës. Por konsideroj që sforcimin e këtij pozicioni e bën puna e deritashme e Naim Fetahut”, ka theksuar ministri Shala.

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, të mërkurën gjatë një konference për media, ka thënë se thirrja e kësaj konference është bërë për të sqaruar pozicionin e Qeverisë së Kosovës për çështjen e drejtorit të Administratës Tatimore dhe në përgjithësi dhe për të shfletuar disa nga të arriturat e ATK-së të udhëhequra nga drejtori aktual Naim Fetahu.

Sipas tij, në bazë të ligjit për ATK-në drejtori i këtij institucioni përzgjidhet nga ministri i MEF-it, me vendimin e Qeverisë së Kosovës dhe me pëlqimin e Përfaqësuesit Ndërkombëtar Civil në Kosovë, Pieter Feith.

Por nga ana e ICO është konsideruar se ky proces duhet t’i nënshtrohet procesit të konkurrencës për të pasur mundësi që drejtori i ATK-së të ushtrojë detyrën e vet në afat më të gjatë.


Ministri Shala ka theksuar se kjo konkurrencë nuk e zbeh punën e drejtorit Fetahu.

Ai ka përmendur disa nga të arriturat e ATK-së, ku krahasuar me vitin 2008 tejkalimi i të hyrave shkon në 30 %.

“Në muajt e njëjtë të vitit 2009-2008 Naimi ka ardhur diku në prill dhe këta muajt e këtij viti, janar-shkurt me vitin e kaluar ka një tejkalim diku 30 %. Kjo është vula më e mirë konsideroj e të ardhmes e Naim Fetahut në këtë administratë dhe unë kam dashur që para jush të shpreh mbështetjen e plotë të Qeverisë së Kosovës dhe MEF për të vazhduar Naim Fetahu për udhëhequr ATK-në”, ka thënë ai duke shtuar se në të njëjtën kohë të merr pjesë në konkursin i cili do të hapet konform marrëveshjes që kemi pas me ICO.

Ndërsa drejtori i ATK-së, Fetahu ka thënë se prej se është drejtor është paraqitu raporti para mediave për të arriturat. Ai ka theksuar se është i gatshëm të hyjë në konkurrencë.

“Më ka bërë shumë të lumtur. Jam i gatshëm të hyjë në konkurrencë me kundërshtarët me këdo qoftë dhe do t’i nënshtrohem çdo konkurrence dhe besoj që bashkë do të jemi deri në fund dhe janë edhe 3 muaj për të treguar performancat e mia dhe shohim se si do të vendosin. Më takon të kryej punën time dhe jam munduar të kryej punën time”, ka theksuar Fetahu. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Botë
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Kalo në kategori