Takimi i thirrur nga i emëruari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell duket që i ka shqetësuar tej mase mediet ruse, të cilat kohën e fundit kanë rritur intensitetin e fushatës propagandistike lidhur me raportet ndërmjet Rusisë dhe Serbisë për çështjen e Kosovës.
Në një artikull të publikuar nga agjencia e lajmeve ruse Regnum, thuhet se në qoftë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq do ta “dorëzoj” Kosovën, të gjithëve do të ju duket sikur Rusia ka qenë një bashkëpunëtore e “dorëzimit”, përcjellë Telegrafi.
Ashtu siç edhe njihet deri më tani, rusët, për interesa të tyre gjeo-politike, tentojnë që me çdo kusht ta ruajnë Rezolutën 1244, derisa nga ana tjetër, Vuçiq, publikisht e pranon se kjo rezolutë nuk është më e dobishme për Serbinë.
Mediat ruse, duke cituar burimet serbe brenda Qeverisë së Serbisë, theksojnë se me datë 17 dhe 18 qershor të këtij viti, në Moskë ka qenë i planifikuar të mbahet një takim ndërmjet presidentit rus Vladimir Putin dhe atij serb Aleksandar Vuçiq. Ky takim siç thuhet nuk është realizuar pikërisht për faktin se Serbia nuk është konsultuar me Rusinë lidhur me bisedimet e ardhshme që do të mbahen në Shtëpinë e Bardhë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Mediat ruse madje akuzojnë Serbinë për dezinformim, pasi që sipas tyre, në gazetat serbe janë paraqitur të kundërtat e asaj se çfarë ka deklaruar ambasadori rus në Serbi, Aleksander Botsan-Harchenko lidhur me marrëveshjen potenciale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Siç citohet në Regnum, në qoftë se do të arrihej një marrëveshje eventuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila do të rezultonte me njohje, Rusia sigurisht se do të ndihej keq dhe njëkohësisht do ta ndiente veten si bashkëpunëtore të kësaj çështje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Shtatorja e Skënderbeut në qendër të Lezhës, autoritetet e konsiderojnë të vonuar
Haradinaj premton ulje 20 për qind të çmimit të energjisë: Do t’i japim fund monopolit të mafisë energjetike
Moti për pesë ditët e ardhshme
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
Fshati Mirakë vetëm me 20 të moshuar: Do na gjejnë fëmijët të vdekur, ikën të gjithë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet