LAJMI I FUNDIT:

Më shumë zona industriale

Më shumë zona industriale

Hapja e një zone industriale në Kosovë, në të cilën do të vendoseshin prodhuesit e vegjël dhe të mesëm, do të krijonte vende të reja të punës dhe do të hapte shtigje të reja të zhvillimit ekonomik të Kosovës.

Ideja e hapjes së një zone industriale ka lindur pas vizitës në Zonën Industriale “Ostim” në Ankara, të zyrtarëve të institucioneve të Kosovës, Odës Ekonomike të Kosovës dhe të komunitetit të biznesit.

Në “OSTIM” janë të vendosur pesë mijë firma prodhuese, me një eksport vjetor prej një miliard eurosh. /Er/Telegrafi/