LAJMI I FUNDIT:

Më shume investime për rimëkëmbje

Më shume investime për rimëkëmbje

Kreu i Eurogrupit Jeroen Dijsselbloem tha se për rimëkëmbjen nevojiten më shumë investime, vende pune dhe rritje të produktivitetit. Ai i bëri komentet në një konferencë shtypi pas takimit me Eurogrupin, duke shtuar se Eurozona nuk mund të vazhdojë duke u mbështetur në energjinë e ulët e çmimet e naftës, lehtësimin sasior (QE) dhe normat e ulëta të këmbimit valutor.

“Kjo do të thotë që duhet të fokusohemi më shumë në shtimin e reformave strukturore dhe politikat e shëndosha fiskale,” tha ai.

Dijsselbloem shtoi se lajm pozitiv është se kornizat fiskale janë forcuar në pothuajse të gjitha vendet anëtare të Eurozonës.


Parashikimi për pranverën i Komisionit Europian ka treguar përmirësime të dukshme, tha ai, duke theksuar se ka nisur rritja në mbarë kontinentin. /Telegrafi/