LAJMI I FUNDIT:

Me 29 qershor Kosova edhe zyrtarisht anëtare e FMN-së

Me 29 qershor Kosova edhe zyrtarisht anëtare e FMN-së

Ceremonia për anëtarësimin e Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar do të mbahet me 29 qershor në Washington, njoftoi ministri i ekonomisë Ahmet Shala.

Ai tha sot se shpreson që në ceremoni të marrin pjesë edhe presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi.

Anëtarësimi në FMN dhe në Bankën Botërore është konsideruar njëri ndër sukseset kryesore gjatë këtij viti për Kosovën. /rtk/