LAJMI I FUNDIT:

Më 2010 u shuan 1300 biznese

Më 2010 u shuan 1300 biznese

Megjithëse se viti 2010, ka qenë vit jo aq i rritjes ekonomike të Kosovës, mbi 1 mijë e 300 biznese janë shuar brenda vitit 2010, për arsyeje të ndryshme, duk filluar nga politikat e pafavorshme ekonomike, mungesës së mjeteve financiare, normave të larta të interesit të kredive bankare si dhe të ekonomisë joformale.

Drejtori i Departamentit për Regjistrimin e Bizneseve në kuadër të Ministrisë së MTI-së, Mejdi Pllashniku, ka thënë për gazetën “Epoka e Re” se brenda vitit 2010 janë shuar një numër i madh i bizneseve. “Sipas të dhënave që ne i kemi, janë shuar mbi 1 mijë 310 biznese”, tha Pllashniku.

Ndërkaq kryeshefi i Agjencisë për Ndërmarrje të Vogla dhe të Mesme, Naser Graiçevci, ka theksuar se janë një mori shkaqesh, por kryesorja është mungesa e financimit. “Ndër shkaqet e shuarjes së bizneseve janë ekonomia joformale, por edhe mungesa e financimit, çështjet e konkurrencës joligjore, që kanë ardhur kryesisht nga pjesa e veriut, ku kufijtë kanë qenë të hapur për tregtim të palejueshëm.”, ka pohuar Grajçevci.

Ndërkaq, profesori i ekonomisë, Nagip Skenderi, mendon se shuarja e bizneseve në vend, ndodhë për shumë arsye, pasi që sipas tij, shumica e bizneseve kanë filluar veprimtarinë duke shpresuar se do të afarojnë mirë dhe kanë qenë të detyruara të marrin kredi me shkallë të larta të interesit, nga afarizmi i dobët i tyre, ato nuk kanë qenë në gjendje të kthejnë kreditë. /Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Telegrafi Jobs
Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni

Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni

Al Trade Center
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025

AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025

AMECC Rezonanca
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca
Kalo në kategori