LAJMI I FUNDIT:

Mbyllet përkohësisht tuneli i Kalimashit

Mbyllet përkohësisht tuneli i Kalimashit

Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit njofton se Tuneli i Thirrës, në autostradën Rrëshen-Kalimash, do të jetë i mbyllur për trafikun nga ora 23:00 e ditës së sotme, deri në orën 07:00 të ditës së enjte.

Në një njoftim për shtyp, Ministria e Transporteve informon se "ky kufizim i përkohshëm kryhet si rezultat i punimeve elektromekanike dhe përforcuese në galerinë jugore të këtij tuneli, të cilat, për arsye teknike dhe sigurie, nuk mund të zhvillohen në prezencë trafiku".

Tuneli u vu në funksionim ende pa përfunduar punimet në të. Kompania që po merret me ndërtimin kërkon vazhdimisht ndërprerjen e lëvizjeve në tunel për të vijuar punimet në brendësi të tij. /Telegrafi/tch/