LAJMI I FUNDIT:

“Mbretëresha e teksteve të këngëve”

“Mbretëresha e teksteve të këngëve”
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 90

Nga: Meliza Krasniqi

Në muzikën bashkëkohore, tekstet e këngëve kanë pësu një transformim shqetësues.


Këngët e sotme e kanë minimizu rëndësinë e teksteve duke ia lëshuar këtë vend pamjeve vizuale dhe refreneve  të kapshme, që mësohen lehtë sepse kanë dhe rima bajate dhe të trasha.

Largimin nga koha kur tekstet kishin ndikim të madh e vërejmë nëse dëgjojmë këngë të shkruara nga Zhuliana Jorganxhi.

Jorganxhi shkroi mbi 3 000 tekste këngësh. Po, po tre mijë – dhe lirisht them se ato nuk janë vetëm këngë, por rrëfime të përjetshme e universale që e sfidojnë çdo tekst të natyrës kalimtare të sotshme.

Të banosh në mirënjohjen e njeriut!
Lexo po ashtu Të banosh në mirënjohjen e njeriut!

Jo pa arsye ajo quhet “Mbretëresha e teksteve të këngëve” shkëlqimi lirik i së cilës, ngjashëm diku-diku edhe me thellësinë poetike të Bob Dylanit, mbizotëroi dhe transformoi skenën e muzikës që prej viteve 1970. Kujt nuk i kujtohet dhe nuk i pëlqen dhe sot kënga:

Jeto dhe jetën time po e deshe,
Eja dhe merre, veç jeto.
Ata që s’duan dashurinë,
Nuk dinë seç është mirësia.
Folenë e ngrenë në errësirë,
Edhe mbi ty lëshojnë stuhira.
Se janë mësuar të zvarriten,
Të të helmojnë, pastaj të vdesin.
Pa prekur trupin tënd të ngrohur,
Nga afshi i puthjesh, ledhatimit.
Dhe pena ime nis e shkruan,
Kaq e lodhur nga mundimi.
Kërkon nga ty dhe merr dy fjalë,
Dhe ndalet lumi i zemërimit.
Të dua, të dua, të dua,
Oh, këngë hyjnore e kësaj bote.
Që pëshpëritet nga buzët e dashuruara,
Që frymë ty të dhanë.
Shumë të kërkova gjersa të gjeta.
Dhe nëse vdes mos u trishto,
Por, ti jeto!

Apo kënga “Ky merak, marak i shkretë” që ka marrë përmasa të një këngë folklorike, madje në disa raste në internet  i keq atribuohet kompozitorit të këngës, Pjetër Gacit:

… unë e di çfarë ke në zemër
ma thonë ata sy
lule je, lule ke emrin
lumi unë për ty…

Zhuliana Jorganxhi është briliante; tekstet e këngëve të saj mbajnë sinergjinë e shkëlqyer midis tingullit dhe tekstit, një lidhje që sot nuk përfillet në muzikën bashkëkohore.

Nëse edhe sot e vëmë emrin e saj midis dhjetëra e qindra emrave që i këndojnë dashurisë ajo del e para. Vargjet e saj u japin shpirt tingujve të këngës shqipe dhe trupëzojnë filozofinë e jetës dikur dhe sot.

Për fund them se Zhuliana Jorganxhi është poetja më e rëndësishme e kënduar në gjuhën shqipe.

Thuam kush të çoi në dëshpërim
Ty o ëngjëll krahë këputur në udhëtim
Dil nga ky terr ku je verbuar
Zogjtë nga shtegtuan prapë do t’vijnë.
ç’do tu thuash, ku je strukur për një stinë
Dil nga kjo strofkë, grackë e mallkuar
Kthehu për vete për mua

(Kthehu për vete për mua)

Me erdhe ne një kohë të dëshpëruar
Me dhimbje … Jon
Kur anijet si fantasma
Neper det me aventura
Klithnin: Liberta!
Dhe sytë i kish aty gjithë Shqipëria,
Ajo dinte si duronte
Po i shkuleshin filizat
Deti u be mal me njerëz,
E toka det me lot

(Jon)

Shpesh e kërkoj
nëpër udhët e atdheut
ku me këngë unë shkoj
vrulli i tij se ç’më rrëmbeu
dhe kërkoj që kënga ime në çdo notë
refren ta ketë përgjithmonë
nëpër udhët e atdheut
ku me këngë unë shkoj
vrulli i tij seç më rrëmbeu
dhe kërkoj që kënga ime të jetojë
Dhe prapë tani mes jush po e shikoj
në mijëra njerëz sytë e tij unë ti dalloj
e ndjej ai një fjalë do më thotë
kjo kënga jonë refren do mbetet përgjithmonë
(Nuk e harroj)