LAJMI I FUNDIT:

Mbi romanin fitues “Zogjtë e qyqes” të shkrimtarit Gani Mehmetaj

Mbi romanin fitues “Zogjtë e qyqes” të shkrimtarit Gani Mehmetaj

“Zogjtë e qyqes” është rrëfim intrigues për njerëzit dhe kohën, për dashurinë dhe urrejtjen, për shpresat dhe zhgënjimin

Blerim Latifi


Një kolon serb, ndërsa mund të jetë kolon i cilitdo komb, përmes situatave e veprimeve, dialogut e përsiatjeve, paraqet kronikën dyzetvjeçare të ngjarjeve, fatin e ardhacakëve dhe fatkeqësitë e vendësve. Ai përpiqet të bëhet objektiv, megjithëse ndonjëherë druan se është subjektiv, apo sikurse thotë vet, mos po mendoj si serb.

Ndërthurjet dhe konfliktet pastaj e zgjerojnë narracionin, e pasurojnë intrigën, e bëjnë dramën me dinamike, e ngrenë tensionin, i bëjnë të larmishme situatat. Ngjyrimet lokale janë të dukshme, koha është korniza që ia shton sharmin, e pasuron strukturën e brendshme të romanit.

Galeria e personazheve është e gjerë, etnitë e ndryshme: shqiptarë, serbë, malazezë, boshnjakë, komuniteti egjiptian. Ka edhe familje hebraike, ashtu sikurse është një familje e çuditshme hungareze, me vajzën e bukur, në të cilën janë dashuruar të gjithë djemtë e lagjes. Në këtë mozaik është intrigues bjellogardisti i ardhur pas Luftës së Parë nga tundrat e Siberisë me laboratorin eksperimental.

Familjet e kolonëve janë interesimi kryesor i rrëfimtarit, por vendësit janë kureshtje dhe e panjohura e tij. Ai interesohet për ta, përpiqet të afrohet, t’u flasë, t’ua mësojë gjuhën, zë miqësi me njërin prej tyre, por rezervat e armiqësia e vjetër me paragjykimet e ngjyrimet etnike, rri pezul në ajër.

Personazhet e tij, serbët dhe shqiptarët janë mosbesues, paragjykues, me armiqësi të vjetra e të reja. Shpërthimet e konflikteve gjithnjë kërcënojnë që të marrin përmasa të padëshirueshme.

Mbi këto rrethana e situata ndërtohet romani me shtrirje epike, përpjekje për portretizime psikologjike, fragmente të luftës, me të kaluarën e dy etnive që rëndon mbi ta si mallkim. Pastaj sikur nuk mjaftoi një luftë, së shpejti do të shpërthejë një luftë tjetër edhe më e egër, edhe më shkatërrimtare.

Nga frika e një shpërthimi, por edhe bezdia e konfrontimeve të vazhdueshme, protagonisti shpërngulet nga qyteti ku e kaloi fëmijërinë dhe rininë. Rrëfimtari është dëshmitar i drejtpërdrejt i ngjarjeve, vuan me viktimat, ndjek situatat, asnjëherë nuk largohet me shpirt dhe me mendje nga qyteti që e braktisi.

Romani “Zogjtë e qyqes” trajton urrejtjen në mes të serbëve e shqiptarëve, marrëdhëniet e tyre të ndërsjella, dashurinë e pa realizuar që e intrigon lexuesin.

Çunit të zgjuar që në fillim, përderisa udhëton me tren nga vendlindja në qytetin e ri, i bëhet fiksim kapiteni polak i kavalerisë, i vrarë nga malësorët, ndërsa nuk e kuptonte ç’deshi kapiteni polak në luftën e serbëve kundër malësorëve. Gjyshi ia kishte treguar rrëfimin e kapitenit polak, kurse ky e krijon mitin për të. Djaloshi jeton e fantazon rrëfimet e gjyshit, dëgjon pamje nga lufta, me sy të nxjerrë kafke, koka të prera e trup të gjymtuar. Secili nga pleqtë e ka nga një rrëfim për luftën me vendas dhe për betejat e fituara.

Babai i tij është ndryshe, i heshtur dhe i zymtë. Ai e mitizon edhe të atin, derisa kupton se ai nuk i ndjek të këqijtë nëpër male e kufij, por torturon njerëz. Dhe këtu nis zhgënjimi i madh i djaloshit. Ai është djali i një torturuesi.

Kronika e tre brezave të familjes: gjyshit që e dërgojnë xhandar në tokat e reja, ndërsa me fillimin e Luftës së Dytë kthehet në vendlindje, pastaj babait që i ndjek hapat e gjyshit dhe bëhet milic i pushtetit popullor, nipi që kthehet prapë për të vazhduar traditën, paqësimin e vendësve. Dhe bie në luftë…

Romani me shprehjet letrare dhe situatat e larmishme që na sjell, shënjon dramën e ndërlikuar të marrëdhënieve ndëretnike dhe ndërnjerëzore në Ballkanin e mbizotëruar nga projektet e nacionalizmave të etur për territore, gjatë shekullit të kaluar, si dhe vështirësitë po aq të ndërlikuara për të hapur perspektiva të reja për paqen dhe për shndërrimin e dallimeve nën një shumësi vlerash, që nuk kërcënon të kthehet në pluralitet të urrejtjes, i mbajtur peng përgjithmonë nën kthetrat e përgjakura të historisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori