LAJMI I FUNDIT:

Mbi 55 për qind e zjarrfikësve njujorkez, refuzojnë vaksinimin kundër COVID-19

Mbi 55 për qind e zjarrfikësve njujorkez, refuzojnë vaksinimin kundër COVID-19

Mbi gjysma e zjarrfikësve të qytetit të New Yorkut thanë se nuk do të vaksinohen për COVID-19, pavarësisht nga vala e dytë e rasteve në qytet.

Gati 55 për qind e 2,053 zjarrfikësve u përgjigjën “jo” kur u pyetën “A do ta merrni vaksinën kundër COVID-19 nga Pfizer kur departamenti ta vë në dispozicion?” sipas një studimi të fundit të unionit, transmeton Telegrafi.

Sondazhi u krye nga Shoqata e Zjarrfikësve të Uniformuar (UFA), një sindikatë që përfaqëson 8,200 zjarrfikës aktivë në qytet, sipas New York Post.


Nëse zbulimet e sondazhit bëhen realitet – pasi shteti i Nju Jorkut parashikon 170 mijë doza të vaksinës Pfizer në pritje të miratimit emergjent të Administratës së Ushqimit dhe Barnave (FDA) – mijëra reagues të parë do të mbesin të prekshëm ndaj virusit dhe do të vazhdojnë të jenë përhapës të mundshëm.

Shteti, dikur një epiqendër për virusin, zbuti rastet gjatë verës. Sidoqoftë, javët e fundit zona ka parë një valë të dytë të infeksioneve.

Sipas Times, shteti raportoi një mesatare prej 8,815 rastesh të reja çdo ditë, një rritje prej 80 për qind krahasuar me javë më parë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pas reagimeve të fuqishme, Trump mund të ulë tarifat ndaj Kanadasë dhe Meksikës

Pas reagimeve të fuqishme, Trump mund të ulë tarifat ndaj Kanadasë dhe Meksikës

Amerika
Ukraina dhe SHBA bien dakord për të zhvilluar një takim të ri

Ukraina dhe SHBA bien dakord për të zhvilluar një takim të ri

Evropa
Kina paralajmëron se është e gatshme për

Kina paralajmëron se është e gatshme për "çfarëdo lloj lufte" me SHBA-në - pasi Trump vendosi tarifat tregtare

Botë
Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

Evropa
Zëvendëspresidentin dhe kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve i “tradhton” mikrofoni, dëgjohen duke folur keq për Bidenin

Zëvendëspresidentin dhe kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve i “tradhton” mikrofoni, dëgjohen duke folur keq për Bidenin

Amerika
Supremja 'godet' administratën Trump - urdhëron t’i zhbllokojë pagesat për ndihmat e huaja

Supremja 'godet' administratën Trump - urdhëron t’i zhbllokojë pagesat për ndihmat e huaja

Amerika
Kalo në kategori