LAJMI I FUNDIT:

Mbi 300 gjoba për ndotësit e ambientit për dy muaj

Mbi 300 gjoba për ndotësit e ambientit për dy muaj

“Let’s Do It Kosova” ka vazhduar monitorimin e zbatimit të Udhëzimit Administrativ për Gjoba Mandatore nga inspektorët komunal mjedisor dhe qendror dhe shqiptimin e gjobave për ndotësit.

Bazuar në të dhënat që “’Let’s Do It” ka marrë nga komunat dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, rezulton se më shumë gjoba janë shqiptuar gjatë muajve korrik dhe gusht – 310 gjithsej – sesa gjatë muajve të kaluar maj-qershor, 243 gjithsej.


“Komunat me më së shumti gjoba të shqiptuara për muajin maj janë: komuna e Ferizajt me 152 gjoba, komuna e Prishtinës me 58 gjoba, komuna e Pejës me 18 gjoba, komuna e Kamenicës me 15 gjoba si dhe komuna e Istogut me 14 gjoba.

Gjatë këtyre muajve nëntë gjoba i ka shqiptuar komuna e Skenderajt, pasuar nga komunat si: Kaçaniku, Gjilani e Suhareka me nga gjashtë gjoba të shqiptuara.

Në komunën e Malishevës janë shqiptuar pesë gjoba, në Vushtrri dhe Shtime janë shqiptuar nga katër gjoba, ndërsa tri gjoba janë shqiptuar në komunën e Gjakovës. Nga dy gjoba kanë shqiptuar komunat, si:Obiliq, Rahovec dhe Drenas. Nga një gjobë kanë shqiptuar Podujeva, Prizreni dhe Mitrovica.

Po aq ka shqiptuare dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor gjatë këtyre muajve,derisa me zero gjoba për muajin korrik dhe gusht janë komunat si Fushë Kosovë, Viti, Hani Elezit, Deçan, Junik,Klina dhe Lipjan.

Nga të dhënat e monitorimit rezulton se lloji më i shpeshtë i gjobave të shqiptuara gjatë këtyre muajve ishte shpërndarja e fletushkave në hapësirat e ndaluara si dhe hedhja e mbeturinave në hapësira publike”, thuhet në njoftimin e bërë nga Let’s Do It Kosova.

Udhëzimi Administrativ për Gjoba Mandatore është nënshkruar gjatë Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”, dhe ka synim reduktimin dhe eliminimin e ndotjes së mjedisit dhe shëndetin e njeriut, mbrojtjen e sipërfaqeve publike dhe private përmes menaxhimit të mbeturinave./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çështja e shpërndarjes së Kuvendit, Kusari-Lila mohon se ka pasur diskutime mes PDK-së e LVV-së

Çështja e shpërndarjes së Kuvendit, Kusari-Lila mohon se ka pasur diskutime mes PDK-së e LVV-së

Jehona Hulaj
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Ragmi Mustafi konfirmon kandidaturën për kryetar të Bujanocit, bënë thirrje për mobilizim masiv

Ragmi Mustafi konfirmon kandidaturën për kryetar të Bujanocit, bënë thirrje për mobilizim masiv

Lugina
Rinia Demokratike aksion para Qeverisë, simbolizojnë ikjen e profesionistëve

Rinia Demokratike aksion para Qeverisë, simbolizojnë ikjen e profesionistëve

Lajme
Kalo në kategori