LAJMI I FUNDIT:

Mbi 30.000 punëtorë bëjnë grevë në Serbi

Mbi 30.000 punëtorë bëjnë grevë në Serbi

Në Serbi, sipas të dhënave të Lidhjes së Sindikatave të Mëvetësishme, në këtë moment bëjnë grevë midis 32 dhe 33 mijë punëtorë, të cilët punojnë ose kanë punuar në gjithsej 29 sipërmarrje.

Mbi 8.300 punëtorë, sipas sindikatës protestojnë për shkak të rrogave të papaguara, nën 5000 bëjnë grevë për shkak të kompensimeve të papaguara.

Punëtorët me ndërprerjen e punës shprehin pakënaqësinë edhe për shkak të kontributeve të papaguara për sigurim shëndetësor dhe pensional, si dhe shkelje tjera të marrëveshjeve kolektive ose marrëveshjeve për privatizime.

Sindikata bëri të ditur se grevë bëhet në të gjitha degët ekonomike.